Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Rrënojat e një vendbanimi të lashtë janë zbuluar në Divjakë. Arkeologët shqiptarë dhe gjermanë kanë punuar për disa muaj në eshtrat e atyre që besohet të jenë shtëpi banimi, mure perimetrike, që tregojnë për vijueshmërinë e jetës së shqiptarëve në tokat e tyre. Qëllimi i projektit është të krijojë një hartë të Shqipërisë dhe të përpilojë të dhëna në lidhje me vendet ku gjenden dëshmi të së kaluarës.
Aktori i shquar dhe ikona e skenës shqiptare, Reshat Arbana, festoi 78-vjetorin e lindjes. Me urimin për një jetë të gjatë dhe me role të tjera në Teatër dhe kinematografi, të afërm, miq, kolegë dashamirës dhe personalitete të jetës publike u mblodhën në një mbrëmje festive, për të nderuar një nga figurat më të mëdha të skenës dhe ekranit shqiptar.
Deputeti Enkelejd Alibeaj akuzoi maxhorancën për shkeljen e rregullores së parlamentit dhe mohimin e të drejtës së Presidentit për t’i vënë veto një ligji. Në një prononcim, pasi maxhoranca votoi nen për nen ndryshimet ligjore në ligjin për Teatrin Kombëtar si pjesë e pranimit të dekretit të Presidentit, Alibeaj deklaroi se maxhoranca është e blerë nga paratë e krimit.
Filmi “Martesa”, me skenar dhe regji nga Blerta Zeqiri, është fitues i dy çmimeve ndërkombëtare dhe së fundmi është propozuar për kategorinë e filmit më të mirë të huaj në garën e çmimeve "Oscar". "Martesa" flet për një trekëndësh dashurie para dhe gjatë një martese, një lidhje brenda së njëjtës gjini, një temë që për realitetin shqiptar krijon jo pak zhurmë.
Maxhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit Meta në lidhje me ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së një Teatri të ri. Kreu i komisioni, Eduard Shalsi deklaroi në mbledhjen e Komisionit të veprimtarive prodhuese se ky nuk është rasti i parë i pranimit të dekretit të Presidentit. Në Komisioni ishin të pranishëm edhe deputetët e opozitës.
Partia Demokratike thyen pas tre javësh marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin. Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se deputetët e PD-së do të marrin pjesë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku do të diskutohet dekreti i Presidentit për ligjin e Teatrit të ri. Mbledhja do të mbahet në orën 15:00.
Disa persona ende të paidentifikuar kanë kryer një vjedhje në Kinemanë e qytetit të Krujës. Grabitësit, pasi kanë hapur derën e kinemasë, kanë hyrë brenda dhe kanë marrë objekte me vlerë. Policia bën me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Arkeologët kanë zbuluar një vulë 2700-vjeçare të epokës së mbretërisë Urartu në provincën turke Elazıg. Vula është gjetur në kështjellën e Harputit, ku një ekip arkeologësh janë duke kryer gërmime. Kështjella është ndërtuar në shekullin e 8-të para Krishtit, ndërsa më pas ajo ka qenë nën sundimin e shumë civilizimeve të tjera, përfshirë atë romake, sasanide, bizantine, abaside, selçuke dhe së fundmi osmane.
Al Bano Carrisi ka konfirmuar largimin e tij nga muzika. Në një intervistë në emisionin, "Mattino Cinque” këngëtari italian ka thënë se nga data 1 janar 2019 nuk do të këndojë më. 31 dhjetori do të jetë data e fundit e koncertit të tij. Shkaku i largimit të tij janë bërë sëmundjet. Në vitin 2017 këngëtari i njohur italian u godit nga një atak në zemër dhe nga ishemia.
Deputeti i PS, Eduard Shalsi u shpreh se pas letrës së KE për Teatrin Kombëtar maxhoranca po reflekton dhe ka vendosur që të rihapë garën për ndërtimin e Tetatrit, duke ftuar të gjitha subjektet që janë të interesuara. Në një deklaratë për mediat para Kryesisë së Kuvendit, Shalsi tha se qeveria kërkon që t’i japë Tiranës një godinë të re, pasi e vjetra nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore.
Trego më shumë