Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pas deklaratës së Komisioni Europian, i cili dha dakordësinë e tij për amendimin e ligjit për Teatrin përmes garës së hapur e transperente, vjen reagimi nga Partia Demokratike. Në një deklaratë nga selia blu, deputetja Tabaku pohoi se KE rrëzoi ligjin Rama-Fusha për Teatrin Kombëtar. Po ashtu në emër të PD, Tabaku theksoi se Qeveria mbajti 4 ditë të fshehtë letrën e KE.
Deputeti Genc Pollo ka reaguar pas publikimit të letrës së KE për çështjen e Teatrit të ri Kombëtar. Përmes një postimi në FB, deputeti demokrat ka deklaruar se ligji për Teatrin shmang garën e hapur, dhe “i fal 205 milionë Euro kompanisë se dy Lalëve”. "BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojnë garën. Kjo është fitore e një beteje", shkruan Pollo.
KE ka dhënë dakordësinë e tij për amendimin e ligjit për Teatrin, por njëkohësisht kërkon nga Qeveria një garë të hapur e transperente, duke ftuar edhe aktorë të tjerë të interesuar. Shefja e Njësisë për Shqipërinë në BE, Michela Matuella, i ka dërguar një letër Qeverisë në të cilën sqarohet se ligji i depozituar në Parlament nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Teatri i Ri Kombëtar do të ndërtohet sipas një drafti të dakordësuar me BE dhe i mbështetur mbi një proces transparent. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka siguruar se Tirana do të ketë një Teatër të Ri Kombëtar, ashtu siç në këto 3 vite ka pasur një Shesh të ri, një Pazar të ri, parqe e shkolla të reja.
Grupi Elita 5 do të ndezë mbrëmjen e sotme skenën e Amfiteatrit të Liqenit, për të festuar 30-vjetorin e krijimit të grupit, me disa prej këngëve të tyre më të mira. Para koncertit, anëtarët e grupit u pritën në një takim të veçantë nga Kryebashkiaku Veliaj, i cili i falenderoi për frymëzimin e shumë të rinjve shqiptarë. Në shenjë mirënjohje, Veliaj i dorëzoi vokalistit Arif Ziberi “Çelësin e Qytetit”.
Sot është zhvilluar festivali vjetor i Cascamorras, në Spanjën jugore. Festivali frymëzohet nga një mosmarrëveshje mes qyteteve Baza dhe Guadix, mbi zotërimin e një ikone të Virgjëreshës së Mëshirës. Cascamorras i referohet përfaqësuesit të Guadix, i cili u dërgua në Baza për të rimarrë statujën. Në këtë festival, sipas traditës, shumë persona lyejnë me graso e naftë trupat e tyre.
Kryebashkiaku Veliaj, është i vendosur për çështjen e Teatrit të ri kombëtar. Nga sheshi i “Italia” ku inspektoi punimet për ndërtimin e një parkingu nëntokësor, ai i është përgjigjur zërave kritikë për këto projekte. Teksa hoqi një paralele mes ndërtimit të stadiumit dhe projektit të teatrit të ri, ai shprehu bindjen se teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike si stadiumi i ri.
Ervin Salianji ishte i ftuar në një emision, ku ndër të tjera foli edhe për aksionin e opozitës në vazhdim, por edhe për çështjen e Teatrit. "Nëse kalohet projektligji dhe shembet Teatri, atëherë do të ndodhin përplasje dhe konflikte civile. Qytetarët do të marrin në dorë sovranitetin e tyre. Nuk do të lejojnë që Kryeministri Rama të kthehet në monark absolut të vendit”, tha Salianji.
Irina Shayk dhe Donatella Versace dominuan tapetin e kuq të 75-vjetorit të “Venice Film Festival”. Donatella është një ikonë e modës dhe njihet për stilin e saj të jashtëzakonshëm, pasi zotëron shtëpinë luksoze të modës “Versace”. Ajo siguroi vëmendjen e të gjithëve në premierën e filmit "A Star Is Born", ku interpretojnë Lady Gaga dhe Bradley Cooper.
Grupi "Elita 5", pionerët e rokut shqiptar, këngët e të cilëve i njohin të gjithë, po përgatisin një koncert që do të mbahet në Amfiteatrin e Tiranës, për të festuar 30-vjetorin e bashkimit të tyre, si dhe të prezantojnë albumin “Tornado”. "Do këndojmë këngë nga repertori i grupit, kemi bërë një përzgjedhje shumë reale, duke u bazuar tek ato këngë që janë më të kërkuara", tha një prej anëtarëve të grupit.
Trego më shumë