Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Festivali më i madh i hurmave të Arabisë në botë hapi dyert në qytetin e Buraidah-së, eventi më i rëndësishëm ky i kushtuar frutit të ëmbël në ngjyrë të artë në kafe. Fermerë, tregtarë e konsumatorë kanë zbarkuar në “qytetin e hurmave” për festivalin 45-ditor, i cili nuk përbën vetëm një supertreg por edhe një mundësi për kultivuesit e këtyre frutave, të ardhurat e të cilëve varen vetëm prej tyre.
Festivali “La Tomatina”, ose ndryshe “Lufta e domateve”, është frymëzuar nga një betejë për ushqimin mes fëmijëve të zonës në vitin 1945 dhe zhvillohet në qytezën e vogël Bunol, në Spanjë. Më shumë se 22 mijë vetë mbuluan me domate qytezën. Gjatë festivalit, njerëzit qëllojnë me domate njëri-tjetrin, duke krijuar një ambient tërësisht të kuq nga domatet që kthehen në salcë.
I zhvilluar në disa qytete për disa net me radhë, “Open cinema” u zhvillua edhe në Himarë, e mbështetur nga “Projekti Bashkitë për në Evropë”, Bashkia Himarë dhe BE. Mbrëmjen e fundit për publikun erdhën dy tituj filmash të kinemasë së huaj, "Pitkini në spital" dhe filmi spanjoll "Një histori kineze", të cilat u ndoqën me shumë interes edhe nga turistë të huaj.
Në Zvicër u mbajt festivali tradicional i operës “Opera Viva”, pjesë e të cilit ishte edhe opera "Carmen", një nga më të njohurat e kompozitorit francez George Bizet. Për rolin kryesor, atë të Carmen, u zgjodh sopranoja e njohur shqiptare Flaka Goranci, interpretimi i së cilës është vlerësuar maksimalisht nga kritika zvicerane, duke e cilësuar Flakën si një artiste të kompletuar në të gjitha aspektet.
Statuja më e gjatë në botë është drejt përfundimit. Bëhet fjalë për një vepër 183 metra të lartë për nder të udhëheqësit të pavarësisë indiane, Sardar Vallabhbhai Patel. Pas 5 vitesh ndërtimi, statuja e përfunduar do të mbajë rekordin si më e larta në planet, duke lënë pas statujën e Budës në Kinë me rreth 30 metra. Ajo ndodhet në ishullin Sadhu, në perëndim të Indisë.
Piktori i njohur shqiptar, Dastid Miluka ka çelur për publikun në Tiranë ekspozitën me 21 vepra arti në një nga mjediset e kryeqytetit. Në koleksionin e quajtur “Habitat dhe Hapësirat Ndërmjet”, piktori ka ndërthur personazhe reale me fantazinë e hapësirës dhe ngjyrave. Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë muajit gusht.
Korça do të jetë në festë përgjatë ditëve të “Koko Fest”, 1-8 shtator. Këtë vit, do të shfaqen 8 premiera. Zamira Kita tregon se Teatri i Korçës do të sjellë një premierë nga regjisori Guri Koço. Teatri i Vlorës konkurron me veprën “Në dorë të fatit”; Teatri i Durrësit me “Komedia që shkon për dreq”, Teatri i Prishtinës vjen me një vepër të Ilir Bokshit; Teatri Kombëtar Eksperimental me “Darka e Lamtu
Mbretëresha e muzikës soul nuk ka lënë asnjë testament, kështu që katër fëmijët e Aretha Franklin kanë prezantuar një dokument duke thënë se janë të interesuar për pjesën e trashëgimisë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane të cilat theksojnë se, sipas ligjit të Michigan, nëse një person i pamartuar vdes pa testament, të gjitha pasuritë e tij ndahen në mënyrë të barabartë mes fëmijëve.
Presidenti Meta ka uruar shkrimtarin Kiço Blushi për 75-vjetorin e tij të lindjes. Në një status në FB, Meta e vlerëson Blushin si “shkrimtar protagonist i brezit të ndryshimit modernizues në letërsinë shqipe, prozator përfaqësues, skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare”. “Gëzuar i dashur Kiço, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë tuaj”, shkruan Meta.
Këngëtarja Elhaida Dani ndodhet në Kanada, në kuadër të turneut muzikor "Notre Dame de Paris". Muzikali është shkruar nga muzikanti Riccardo Cocciante dhe Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror, i cili është pjesë e librit Guinness.
Trego më shumë