Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Një grup artistësh shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë organizuar dy shfaqje-koncerte në Itali, që synojnë bashkëpunimin kulturor mes dy brigjeve të Adriatikut. Drejtuesit lokalë, në një takim të veçantë, kërkuan bashkëpunimin e mëtejshëm të artistëve shqiptarë me qytetin italian të Derutas dhe Asizit, në përgatitjen e një Festivali me tema të përbashkëta.
Roskoveci në Fier ka festuar ditën e qytetit. Aktiviteti i kthyer në traditë ka sjellë atmosferë dhe ngjyra në rrugët e qytetit, që përndryshe nuk shënon ngjarje kulturore apo festive. Këtë vit, festa e qytetit është plotësuar edhe me një vepër artistike, një skulpturë që dëshmon historinë e hershme e simbolizon pazarin e Roskovecit i cili u zbulua nga Kryetarja e Bashkise Roskovec Majlinda Bufi.
Edicioni i 15-të i Festivalit të Teatrit “Butrint 2000” kulmoi mbrëmjen finale me tragjedinë “Rikardi III” të Shekspirit, vënë në skenë nga aktorët e Teatrit Kombëtar të Kinës. Risia në këtë shfaqje ishin kostumografia kineze dhe dizajnimi aziatik i skenës.
Një ekspozitë me 45 piktura dhe 9 skulptura, të autorëve shqiptarë nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve, që kanë një histori të veçantë çelet në Galerinë Kombëtare. Midis autorëve, janë emrat e Vangjush Mio, Abdurrahim Buza, Zef Kolombi, Sadik Kaceli, Angjelin Dodmasej, Zef Shoshi, Guri Madhi, Danish Jukniu, Odise Paskali, Agim Zajmi, etj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 25 gusht.
Frashëri, vendlindja e Abdylit, Samiut, Naimit ka qenë kryeqendra e Dangëllisë. Vetë Samiu thekson se origjina e emrit Frashër rrjedh nga pema e frashërit, ndërsa krahina, Dangëllia, e ka marrë emrin nga fjala turke “Dag-ili”, që do të thotë “Malësi”, Turistët e aventurës janë ata që e frekuentojnë më së shumti zonën. Zona e Përmetit është e pasur me resurse natyrore.
Emrat më të mirë të JAZZ-it në botë mbërrijnë në Shqipëri për të sjellë jo vetëm muzikë të mirë, por edhe diçka më shumë nga kultura e tyre, me ushqimin apo pijet që konsumohen gjatë eventit. Ky festival ka një publik të zgjedhur e besnik, që çdo vit ka ardhur duke u shtuar për ta zgjeruar rrugëtimin e JAZZ-it.
Drejtoresha e Përgjithshme e Akademisë së Teatrit të “La Scala”-s, Luisa Vinci për të vlerësuar nevojat e Teatrit të Operës dhe Baletit për përgatitjen e infrastrukturës së burimeve njerëzore për teatër bashkëkohor. Pas anëtarësimit të Teatrit të Operës në organizatën ‘Opera Europa’, do të bashkëpunojnë me Akademinë e Teatrit të La Scala-s.
Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, e cila interpretoi rolin e Cio-Cio-San në shfaqjen ‘Madama Butterfly’ nëpër vende të ndryshme të botës, ka festuar 43 vjetorin e saj të lindjes, ndërsa ka marrë një surprizë të këndshme. Teksa ishte duke dhënë një koncert në teatrin e Madridit, gjithë trupa ka ndaluar gjithçka dhe ka vendosur këngën e ditëlindjes duke bërë që sopranoja shqiptare të shpërthente në lot nga emocionet.
Numri i vizitorëve në kalatë e vendit gjatë vitit 2016 krahasuar me 2015-ën është rritur me 40 %. Sipas raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT), numri i vizitorëve në parqet arkeologjike, muze dhe kala është rritur respektivisht me 10 %, 17 % dhe 40 %. Rritja më e lartë ka qënë në vizitorët e kalave dhe monumenteve të tjerë.
“Dy krisma në Paris”, drama që është bërë kohë më parë me skenar të Pëllumb Kullës dhe Sheri Mitës rikthehet pas 30 vitesh në skenë nga studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Drama “Dy krisma në Paris” trajton vrasjen e tradhtarit të vendit Esad Pashë Toptani nga Anvni Rustemi, e luajtur nga aktorët e rinj të do të udhëtojë edhe drejt qyteteve te tjera te vendit.
Trego më shumë