Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Sipas INSTAT, shfaqjet kulturore të ofruara për publikun e kryeqytetit kanë qenë më të shumta në tremujorin e dytë të 2018-s, por pjesëmarrja mesatare në tremujorin e dytë të vitit 2018 është 178 spektatorë për shfaqje, duke pësuar një rënie me gati 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më shumë spektatorë rezulton të ketë humbur Teatri i Operas dhe Baletit, i pasuar nga Teatri Kombëtar.
Seminari i 37-të për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka nisur punimet në Universitetin e Prishtinës. Të pranishëm ishin krerë shtetërorë, albanologë dhe studentë. Në hapjen e tij Kryeministri Haradinaj, pohoi se Seminari i 37-të i Albanologjisë, shënon një moment të veçant për kombin shqiptar, pasi që në kohëra të errëta të kombit, ky seminar ka shpërndarë një dritë të shqipes në botë.
Kineastë dhe producentë të ndryshëm shprehen se politikat e munguara nga institucionet ndikojnë në përballet me jo pak probleme. Krahas buxhetit, për kineastët apo producentët, problem mbetet dhe mungesa e rrjetit të kinemave. Prej disa kohësh ka nisur dhe projekti “Open cinema”, i cili synon të sjellë për publikun edhe në qytete ku nuk ka kinema filmat.
Raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë, njëherësh anëtari i Komitetit për Çështjet Evropiane, Thorsten Frei ka komentuar ligjin e miratuar nga maxhoranca që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai ka vlerësuar vendimin e Presidentit Meta, i cili nuk e dekretoi hyrjen në fuqi të ligjit. Sipas tij çështja e Teatrit është e vështirë të qartësohesh, në një kohë që Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale.
Qindra të ftuar kanë mbushur sot resortin “Prestige” në Golem ku performoi orkestra kineze e flautit të bambusë e përbërë nga muzikantët më të rinj të Kinës. Orkestra ndodhet në Shqipëri si pjesë e turit në Evropën Lindore dhe atë Qëndrore dhe interpretoi muzikën instrumentale të bazuar në kulturën kineze të përshtatur me mjeshtëri e stil modern.
Kryeministri Rama ka postuar një video nga Parku Arkeologjik i Finiqit. Në video duken gërmimet që vazhdojnë në zonë, ku edhe janë gjetur objekte me vlerë të madhe historike. Giusepe Lepore, bashkëudhëheqës i ekspeditës kërkimore, është shprehur se në këtë zonë janë gjetur disa mure që i përkasin një kompleksi të madh monumental. Presim që ky qytet antik të hyjë në hartat turistike.
Një prej destinacioneve kryesore, që turistët preferojnë të vizitojnë në qytetin e Gjirokastrës është edhe Shtëpia e Skëndulatëve. E ndërtuar tri shekuj më parë, banesa e tipit kullë, që përfaqëson një model tipik të jetës në një familjeje patriarkale të kohës, po luan aktualisht rolin e një Muzeu Etnografik në qytet. Vizitorët nga të gjitha kontinentet janë mbështetja e vetme për ta shpëtuar banesën.
Sir Charles Spencer Chaplin, i njohur me emrin e tij artistik Charlie Chaplin ishte një komedian dhe regjisor anglez. Chaplin ka shkruar një letër prekëse për të bijën, e cila është publikuar kohet e fundit. “Unë flas me ty për paratë edhe pse e di forcën e tyre djallëzore. Chaplin tani u plak, Geraldina. Unë nuk kam qenë engjëll, por gjithnjë u përpoqa të jem njeri", vargje këto të cituara në letrën e tij.
Ikona e muzikës soul, Aretha Franklin është shuar sot në moshën 76-vjeçare e rrethuar nga familja dhe miqtë në shtëpinë e saj në Detroit, pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Franklin kishte anuluar dy koncerte të planifikuara për në prill dhe mars të këtij viti dhe nuk kishte dalë në publik që kur mori pjesë në festën e Elton John, AIDS Foundation, në New York nëntorin e kaluar.
Tefta Tashko-Koço ka frymëzuar piktoren Suela Pulaha-Brown, që do e pasqyrojë figurën e saj në një pikturë. Piktura do të ekspozohet për herë të parë për publikun londinez në një ekspozitë të rëndësishme në muajin dhjetor. "Dëshiroj që kjo figurë kaq e rëndësishme e kombit tonë të njihet edhe këtu në Angli, sepse dëshiroj që bota të fillojë të njohë edhe ato anë të bukura të artit shqiptar”, tha piktorja.
Trego më shumë