Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Trupi i piktorit të njohur surrealist, Salvador Dali është zhvarrosur, pas një urdhëri të lëshuar nga një gjykatës spanjoll në muajin qershor, për nënshtrimin e një test atësie, pas pretendimit të një 61 vjeçare se është e bija e tij. Ajo ka pohuar se nëna e saj ka qënë e punësuar në shtëpinë e Dali dhe kan patur një marrëdhënie sekrete dashurie.
Është gjetur disku që përmban një nga regjistrimet e rralla të Himnit të Flamurit, kryer në Amerikë në vitet ’20 në kompaninë “Columbia”, nën interpretimin e Ajdin Asllan Leskovikut. Regjistrimeve më të hershme të Himnit të Flamurit i shtohet edhe ky regjistrim, i cili deri më sot nuk konsiderohej në asnjë shkrim apo studim. Disku përmban 2 regjistrime që janë: “Himni i Flamurit” dhe “Marshi i L. M. T. Ahmet Zogu”
Publicisti Mustafa Nano, gjatë një takimi me të rinj, u shpreh se Skënderbeu ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar. Nënën e ka pasur sllave. Etnia nuk ka qenë shumë e rëndësishme atëherë dhe martesat mes shqiptarëve dhe serbëve bëheshin pa problem. Më parë, kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin.
Edhe pse në fillim të karrierës, arritjet e Stanaj janë të njëpasnjëshme dhe çdo herë e më shumë surprizuese. Stanaj është përzgjedhur të performojë krah legjendës së muzikës Lionel Richie. Ai është i ftuari special në koncertin e Richie-t në arenën Chumash Grandstand dhe do të përformojë për rreth dy orë më datën 19 korrik. Stanaj e ka publikuar lajmin në Instagram.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një shkrim që gazeta italiane ‘La Repubblica’ i ka kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ky shkrim, në formë reportazhi, ka si qëllim të promovojë turizmin kulturor në Shqipëri. Edhe pse përmend aspekte negative të vendit tonë, artikulli shkruan për shumë atraksione turistike nga veriu në jug dhe flet për një kulturë dhe histori sa të pasur, aq edhe enigmatike.
“Deportation Class”, është filmi gjerman që portretizon azilkërkuesit shqiptarë që riatdhesohen me detyrim nga autoritetet, pasi nuk kanë respektuar kërkesën për largimin nga Gjermania. Filmi është mjaft i vlerësuar në mediat gjermane dhe i nderuar me çmimin televiziv gjerman “Grimme”. “Deportation Class” ofron një vështrim tronditës në labirintet e burokracisë, dëshpërimit, ligjit dhe ëndrrave të njeriut.
Trego më shumë