Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Visar Ymeri, drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje ndodhet në Shtetet e Bashkuara për bisedime me zyrtarë dhe ligjvënës amerikanë. Në intervistën për Zërin e Amerikës, Ymeri tha se nëse vjen në qeveri, do të diskutohet çështja e shënjimit të kufit me Malin e Zi me Podgoricën zyrtare, për ta ndryshuar marrëveshjen. Vetvendosja kërkon gjithashtu një qasje të re përsa i përket marrëdhënieve me Serbinë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se pirja e duhanit përveç dëmeve shëndetësore, vlerësohet se shkakton dëme të mëdha edhe për ekonomitë e vendeve të ndryshme. Vetëm në Kosovë, për një vit hyjnë rreth 3 mijë e 500 tonelata duhan. Ata harxhojnë rreth 150 deri në 200 milionë euro për një vit për konsum të duhanit. Kurse për një person, shpenzimet vjetore arrijnë shumën prej 600 euro.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka caktuar ende datën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Këshilltari i presidentit, Ardian Arifaj, tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca konstituive. Që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, afati ligjor për konstituimin e këtij institucioni vazhdon deri në javën e parë të muajit gusht.
Pas shpërthimit të zjarreve në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci, presidenti Thaçi u ka ofruar këtyre shteteve ndihmë shtetërore me ekipet e FSK-së për menaxhimin e zjarreve. Kjo gatishmëri e Kosovës për t’u dalë në ndihmë këtyre shteteve mike, autoriteteve përkatëse u është përcjellë përmes ambasadave të Kosovës. Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe vetë kabineti i presidentit Thaçi.
Përfaqësues të policisë së Kosovës bënë të ditur se në konfliktin e Sirisë dhe Irakut kanë mbetur rreth 74 gra e fëmijë nga Kosova. Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë një tryeze me temën “Fuqizimi i rolit të gruas në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm; të arriturat dhe sfidat në Komunën e Prishtinës”, e organizuar nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë.
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj është takuar me Rexhep Selimin, deputetin e Partisë Vetëvendosja në Kosovë dhe ish drejtues në UÇK. Në një postim në Faccebok, Demiraj publikon një foto nga takimi dhe shkruan: Të nderuar miq! Sot pata kënaqësinë të takoj mikun tim të shtrenjtë Gjeneral Rexhep Selimin. Suksese mikut tim në politikë në krijimin e qeverisë së ardhshme në Kosovë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që sot ose nesër të thërras seancën e parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, kështu bëjnë të ditura burimet brenda Kuvendit. Sipas këtyre burimeve, mbajtja e kësaj seance pritet të mbahet javën e ardhshme përkatësisht të martën.
Trego më shumë