Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Komisionieri për Zgjerim i BE, Johannes Hahn ka përshëndetur deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, se taksa e Kosovës ndaj mallrave të importuara prej Serbisë është shkelje e CEFTA-s. Sipas Hahnit, kjo taksë shkel parimet e tregtisë së lirë. Do të marr pjesë në javën e CEFTA-s në Prishtinë së shpejti dhe pres që kjo të zgjidhet deri atëherë”, ka shkruar ai në Twitter.
Pas taksimit të produkteve serbe me 100 % nga Kosova, ka reaguar edhe përfaqësuesja e Lartë e BE, Mogherini. Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të hiqet menjëherë taksa për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja. Duke e quajtur “shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s”, Mogherini ka thënë se ky vendim është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Kosovës.
Pas spektaklit që dha dje skuadra e Kosovës përballë Azerbajxhanit, duke fituar me një rezultat 4-0, vjen një reagim nga deputeti i PS-së Pjerin Ndreu. Përmes një statusi në “Facebook” socialisti ka mbështetur skuadrën kosovare, ndërsa shton se ky është ekipi shqiptar që po bën histori.
Duke reaguar për dështimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në Interpol, akademiku Rexhep Qosja, shkruan se të gjithë ata që fajësuan Serbinë për këtë, lavdëruan politikën e saj. “Serbinë e shpërfillur prej shumë shteteve në botë, ata e bënë shumë të çmuar, sepse e bënë shumë ndikuese e shumë efikase politikën e saj të jashtme! S’deshën të pohojnë se fajtore për këtë dështim është vetë Kosova!”, ka ci
Kosova ka marrë një fitore historike përballë Azerbajxhanit në shifrat 4-0 duke u ngjitur kështu në grupin C. “Dardanët” vazhdojnë në këtë mënyrë rrugën e tyre për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Në raundin tjetër Kosova do të ndeshet me Maqedoninë. Në rast fitoreje me ballkanasit “Dardanët” do të luajnë me fituesin e çiftit GJeorgji-Bjellorusi.
Pas dështimit të Kosovës për t’u pranuar në INTERPOLl përmes një komunikate për media ka reaguar edhe Ambasada amerikane duke thënë se fushata e Serbisë kundër Kosovës iu ka bërë presion disa vendeve për të votuar “kundër”. Në këtë komunikatë thuhet se Policia e Kosovës është institucion i integruar plotësisht dhe i aftë, që ka dëshmuar qartazi se ka ndihmuar në shpërbërjen e rrjeteve ndërkombëtare terroris
Kosova ka dështuar përfundimisht për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të "INTERPOL". Pas dështimit në raundin e parë, edhe në raundin e dytë të votimit, ajo nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të sigurisë në botë. Votimi i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 vota “pro”, 51 “kundër” dhe 16 “abstenime”.
David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, ka theksuar se Putin e sheh Kosovën si një projekt amerikan dhe se destabilizimi i vendit është mënyra e tij për t’u marrë përsëri me SHBA për ndërhyrjen e NATO-s. Sipas tij, ndarja është pjesë e planit strategjik të Putinit për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të shtetit të tij duke e forcuar Serbinë.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, është takuar me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan, Donald Trump. Ka qen vet Ambasadorja ajo që ka postuar disa foto nga takimi në fjalë. Çitaku ishte pjesë e një mbledhje me Ambasadorë të tjerë në Washington.
Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, në Prishtinë foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e liberalizimit të vizave. Ai tha se BE po tregohet i padrejtë ndaj Kosovës sa i përket çështjes së vizave. “Politika jonë për t’ju mbështetur në integrimin në BE dhe organizata të tjera nuk ka ndryshuar. Hungaria do të mbetet përkrahëse e përkushtuar e liberalizimit të vizave”, ka cituar ai.
Trego më shumë