Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë por pa i diskutuar kufijtë e Kosovës. “Kemi nevojë për dialog dhe jam për vazhdimin e dialogut, sepse heqja e këtyre temave nga tavolina i kontribuon vendit, është që të zgjidhen çështjet e hapura me shtetin fqinj ndërsa çështja e territoreve nuk është e hapur me Serbinë”, ka situar ai gjatë prononcimit.
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku deklaroi për krijimin e ushtrisë së Kosovës nuk ka dialog me Serbinë. Gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Kosovën, Çitaku kërkoi nga vendet anëtare të këtij institucionit t’i referohen vendimit të GJND-së se Kosova nuk ka shkelur asnjë ligj kur ka shpallur pavarësinë dhe se ky realitet është i pakthyeshëm.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me zhvillimet rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Fajon ka thënë se është e papranueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat.
Kryeministri Haradinaj, ka paralajmëruar Presidentin Thaçi, se rrezikon të shkarkohet nga posti i tij, nëse në dialogun me Serbinë bisedon për shkëmbim territoresh. Ai ka theksuar se edhe partia që ai udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të votonte për rrëzimin e Thaçit nga posti i tij, nëse ai nënshkruan diçka që cenon territorin e Kosovës.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se dialogu duhet të kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Ai thotë se dialogu është i shantazhuar dhe nuk mund të kushtëzohet me liberalizimin e vizave. “Ne duhet t’i lusim vendet e BE-së që ato të mos sillen ndaj këtij procesi ashtu si u sollën disa parti dhe disa deputetë tanë”, ka përfunduar ai.
Vizita e kancelarit austriak Sebastian Kurz në Kosovë, ka zbehur shpresat për liberalizim të vizave këtë vit. I pari i Qeverisë austriake tha se shumë vende të Bashkimit Evropian janë skeptike për ta përkrahur heqjen e vizave për Kosovën. koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe mos heqja e vizave do të ishte thikë pas shpine ndaj Kosovës.
Ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviç është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve. Diplomatja nuk beson se një korrigjim i tillë do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste duke shtuar se përkundrazi një iniciativë e tillë mund të shkaktojë çështje shtesë në vend të zgjidhjeve.
Rezoluta për dialogun me Serbinë ka shkaktuar polemika mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, të cilët dështuan në gjetjen e kompromisit në seancën e 1 nëntorit. Pika e parë e seancës është votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun me Serbinë.
Kryeministri Haradinaj nënvizoi edhe njëherë qëndrimin e tij se ideja për shkëmbim territoresh është e pamundur. Gjatë një takimi me Kancelarin Kurz, Haradinaj tha se Serbia në këtë rast do tokë. “Austria është aleat i Kosovës, vet vizita e kancelarit e dëshmon këtë. Jemi të interesuar të arrihet një marrëveshje me Serbinë, ajo nuk arrihet me ndarje. E përsëris. Këtë ia thash edhe kancelarit”, ka cituar ai.
Emrat e karateistëve kosovarë janë paraqitur në listën e pjesëmarrësve të kampionatit botëror të karatesë, që sot nis në Madrid të Spanjës. Por në listën e gjatë në faqen zyrtare nuk figuron askund emri i Kosovës. Trajtimi ndaj garuesve të Kosovës nuk është i njëjtë me atë ndaj të tjerëve. Në vend të emrit “Kosova”, figuron ËKF5, një shkurtim i Federatës Botërore të Karatesë.
Trego më shumë