Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se më 1 nëntor do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend dhe do të kërkohet vendosja e vijës së kuqe në dialogu me Serbinë. Ai tha se askush nuk ka mandat të negociojë për territoret e Kosovës, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë partive politike në Kosovës të marrin pjesë në seancën e thirrur prej tij.
Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi pohoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dështoi të dënonte gjenocidin e Serbisë ndaj Bosnje e Hercegovinë dhe më pas edhe në Kosovë. Përmes një statusi në “Facebook” Krasniqi tha se kjo gjë trimëroi kriminelet e serbët në krye të institucioneve të shtetit.
Presidenti Meta vizitoi Qendrën Evropiane “Xhorxh Marshall” në Garmish si i ftuar nderi për të folur mbi çështjet e sigurisë dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit. Një ndër temat për të cilat foli Kreu i Shtetit ishte Kosova, ku prerazi dhe qartë deklaroi se është kundër ndryshimit të kufijve pasi kjo gjë do të cenonte sigurinë e rajonit.
Më 11 nëntor, në Paris do takohen Presidenti Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Thaçi besohet se do ketë takim edhe me Presidentin Macron. Në Paris, sipas burimeve që citon RTV21, do diskutohet për dialogun mes dy vendeve, si dhe idetë e reja të të dy Presidenteve, korrigjimi i kufijve dhe njohja e eventuale e Serbisë ndaj Kosovës.
Kryeministri Ramush Haradinaj ndodhet në Shkodër për një vizitë zyrtare. Mëngjesin e sotëm ai ka vendosur kurora me lule bashkë me Kryebashkiaken Voltana Ademi tek busti i Isa Boletinit. Nga qyteti i Shkodrës, ai ka deklaruar se transformimi i FSK në Ushtri po ndodh edhe me mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve të tjerë. Haradinaj është shpallur “Qytetar Nderi i Shkodrës” në kohën kur ishte i burgosur.
Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiç ka deklaruar se Serbia nuk mund ta ndalë procesin e krijimit të ushtrisë së Kosovës, por as fuqitë botërore siç janë Rusia dhe Kina nuk mund ta ndalin. Ai u shpreh se ky proces vetëm mund të ngadalësohet apo të shtyhet. Janjiç u shpreh se fillimi i krijimit të ushtrisë së Kosovës nuk është diçka e re për Serbinë.
Presidenti Vuçiç ka shënuar sot 10 vjetorin e themelimit të partisë së tij SNS. Vuçiç e ka përmendur sërish çështjen e Kosovës gjatë tubimit partiak. “Kur është fjala për Kosovën, ajo është më e vështira e problemeve tona, unë do të flasë për atë që nuk ju pëlqen por do ta them vetëm të vërtetën. Nga fjalët e ëmbla të paraardhësve tanë kemi pasur vetëm veprime dhe pasoja të tmerrshme”, tha ai.
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati ka deklaruar se kalimi në Kuvend i tri projektligjeve është lajmi më i mirë për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë. Kastrati thotë se FSK-së i duhen 7 vite për t’u bërë ushtri. Kastrati thekson se Ushtria e Kosovës nuk do të pajiset me armatim të rëndë, mirëpo do të jenë në gjendje të kryejë detyrat e saj me të cilat obligohet me ligj.
Zv/Mministri i Zhvillimit Rajonal në Kosovë, Musa Cena, është arrestuar gjatë mbrmjes s djeshme. Ai akuzohet për veprat penale “Marrje e Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”. Gjithashtu janë prangosur edhe dy shtetas të tjerë. Policia duke mos dhënë detaje për identitetin e të arrestuarve ka konfirmuar vetëm se edhe ata janë arrestuar për veprat penale të lartë përmendura.
Ministri turk, Mevlut Çavusoglu, pas një takimi me Ministrin Begjet Pacolli, ka deklaruar se Kosova dhe Turqia kanë raporte të shkëlqyera bashkëpunimi. Sa i takon çështjes së “Organizatës FETO”, Ministri turk ka deklaruar se ajo është një organizatë terroriste dhe Kosova nuk duhet të lejojë që ajo të shtrijë veprimtarinë e saj në Kosovë. Çavuşoğlu është takuar edhe me Presidentin i Kosovës, Hashim Thaçi.
Trego më shumë