Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ministri turk, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një vizitë në Kosovë, ku u takua me zyrtarë të lartë të shtetit. Pas një takimi me Ministrin Pacolli, Çavuşsoglu ka thënë se Kosova dhe Turqia kanë raporte të shkëlqyera bashkëpunimi. Sa i takon çështjes së “Organizatës FETO”, ai ka deklaruar se ajo është një organizatë terroriste dhe Kosova nuk duhet të lejojë që ajo të shtrijë veprimtarinë e saj në Kosovë.
Pas miratimit të ligjit për krijimin e ushtrisë së Kosovës, Kryeministri Haradinaj dha mesazhin e qartë për të gjithë ata që nxisin destabilitet. Pas mbledhjes së Qeverisë, ai u shpreh se Kosova do të bëhet me Ushtri dhe se do të jetë pjesë e NATO-s. "Vetëm ata që e përkrahin stabilitetin në vend do të dalin të fituar. Nëse dikush e nxit ndonjë incident do të marrë faturën në fund”, ka cituar ai.
Pasi Kuvendi i Kosovës miratoi dje tri projektligje për FSK-në, projektligje këto që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës, ka ardhur menjëherë reagimi nga pala serbe. Ministri i Vulin, ka pohuar se ushtria e Kosovës po krijohet për të kërcënuar serbët dhe Serbinë. Sipas tij, përderisa Rezoluta 12/44 është ende në fuqi, shteti i Kosovës nuk mund të krijojë ushtrinë e saj.
Deniza Miftari, 22 vjeçare me origjinë nga Kosova, është zgjedhur anëtare e Këshillit të Komunës Roeselare në Belgjikë, pas votimeve të fundit atje. Ajo përfaqëson Partinë e Gjelbër, dhe është anëtarja më e re e saj, që merr një post kaq të lartë në strukturat lokale. Miftari, shtetase belge tashmë, ka lindur në Kosovë dhe u zhvendos në Roselare kur ishte shtatë vjeç.
Kuvendi i Kosovës ka votuar 3 projektligjet për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Projektligji u miratua me 96 vota “pro”. Ky projektligj rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë. Gjithashtu u votua me 101 vota “pro” projektligji për krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministri serb i Mbrojtjes, Vulin, i njohur për qëndrimet e tij pro ruse, reagoi ndaj ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili tha se Kosova është shtet i pavarur e sovran. Vulin ka pohuar se Ambasadori Scott ka harruar se Serbia nuk është koloni dhe nuk mund të shkelë dinjitetin e saj. Sipas tij, nëse ai do ta bënte një deklaratë të tillë para Vuçiç, do të dilte menjëherë nga ndërtesa e Qeverisë.
Patriariku serb, Irinej njihet për deklaratat e tij të forta kundër Kosovës. Ndaj edhe këtë herë ai ka provokuar, teksa i thur lavde Presidentit serb. Sipas tij, Vuçiç po lufton si luan për Kosovën, në kushte të pabarabarta. “Kisha, sipas natyrës së saj, nuk merr vendime politike dhe shtetërore, por ka të drejtë dhe madje edhe më shumë detyrë të tregojë kritere dhe vlera të përjetshme”, tha ai.
Lista Serbe po vazhdon ta kundërshtojë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës. Pavarësisht insistimit të institucioneve kosovare për formimin e ushtrisë së Kosovës, Lista Serbe po vazhdon ta kundërshtojë formimin e saj. Sipas kësaj force, formimi i ushtrisë së Kosovës do të ndikojë edhe në dialogun Kosovë-Serbi.
Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës votimin e propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë. Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së deputetit të PSD-së, Visar Ymeri. “Ne jemi të interesuar që të ulemi bashkë dhe të tentojmë të paktën të përfarojmë qëndrimet sa i përket rezolutës. U bëj ftesë grupeve parlamentare që të diskutojmë për këtë rezolutë”, ka pohuar ai.
Zv/Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, çështjen e transformimit të FSK-së në Ushtri, e ka cilësuar si provokim nga ana e Prishtinës. Në një prononcim për mediat serbe, ai deklaroi se autoritetet kosovare duan që të shmangin ndryshimet kushtetuese me rastin e formimit të Ushtrisë. "Pse duhet të ketë Ushtri të Kosovës kur atje tashmë është KFOR”, ka cituar ai.
Trego më shumë