Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Partitë opozitare në Kosovë vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Kjo pasi sipas tyre, Qeveria aktuale nuk mund t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend që të kalojë çështjet me rëndësi për vendin. Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fatmire Kollçaku, pohoi se akuzat e Kryeministrit dhe Presidentit ndaj njëri-tjetrit janë paralajmërim për zgjedhje.
Kosova është bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Rama në një postim në “Twitter” ku thotë se Kosova ka kaluar sprovën e miratimit. Rama ka dhe një urim për të gjithë ata që punuan për këtë votim. “Kosova kalon sprovën e miratimit dhe kthehet nga vëzhgues në anëtar i asociuar i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Urime Kosovës”, ka citua
Ka nisur Parada e Krenarisë, e organizuar nga komuniteti LGBT-i dhe përkrahësit e saj në Prishtinë. Para fillimit të kësaj parade, Policia e Kosovës ka marrë masat për sigurinë e tyre, në rast të ndonjë parregullsie. Pas përfundimit të saj, do të mbahet një fjalim në lidhje me organizimin në fjalë dhe do të përfundojë me një koncert të shkurtër.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën me asnjë çmim. Ai theksoi se zgjidhja mes dy vendeve duhet të jetë paqësore. Sipas tij, Ballkani ka shumë probleme, por mendoj se nuk duhet të jenë bazë për luftërat. Kryediplomatit serb u shpreh se BE aktualisht ka probleme më të mëdha sesa anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në total, 239 amendamente që janë përfshirë në raportin e këtij viti rreth Serbisë, të krijuar nga raportuesi i Parlamentit Evropian, David McAllister. PE pritet të fillojë krijimin e një teksti të raportit për Serbinë, që pritet të përfshijë edhe një amendament të kompromisit në lidhje me korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, raporton “Tanjug”.
Rona Nishliu e ka provuar skenën e festivalit europian kur përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012. Me këngën “Suus” arriti të renditet në vendin e pestë, por tani po përpiqet sërish për këtë sukses. Këtë herë jo më në emër të Shqipërisë, por të Kosovës. Me anë të një postimi në Instagram, postoi një koment të shkruar në Twitter, konfirmoi përpjekjet e saj për futjen e Kosovës në Eurovision.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ngjarjes në Novi Sad, ku dy të rinj u goditën barbarisht nga persona ende të panjohur. Çitaku ka dënuar me forcë dhunën e ushtruar ndaj dy 19-vjeçarëve, të cilët ranë pre e goditjeve teksa shkak për këtë mendohet të jetë bërë gjuha shqipe.
Kryeministri Haradinaj, ka reaguar pas rrahjes brutale ndaj dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Ai, përmes një postimi në “Facebook”, shkruan se lëvizja e lirë në shtetin e Serbisë nuk është e garantuar. Sipas tij, çdo veprim apo akt dhune, është një shenjë e cila tregon se ky shtet është larg vlerave europiane. Gjithashtu Haradinaj i bën thirrje Serbisë që ky rast të zbardhet me urgjencë.
Kryeministri Haradinaj, ka pohuar se me liberalizimin e vizave, Kosova nuk do të eksportojë azilkërkues, kriminelë apo pasiguri në Evropë, por qytetarë të ndershëm që duan të jenë të barabartë me qytetarët e tjerë evropianë. Këto komente, ai i bëri gjatë Takimit të Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, i cili mbledh krerët e të gjitha institucioneve të Kosovës nga fusha e sundimit të ligjit.
Ndërsa janë shtuar zërat që thonë se vizat nuk liberalizohen para vitit 2020, Kryeministri Haradinaj ka dhënë një afat rekord për liberalizimin e vizave. Ai ka reaguar ashpër ndaj atyre që thonë se vizat nuk liberalizohen deri në fillim të vitit 2020 ndërsa theksoi se ato do të hiqen brenda këtyre muajve.
Trego më shumë