Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Në Britani shoferët rrezikojnë të marrin gjobë të rëndë dhe heqjen e sigurimit të makinës në qoftëse udhëtojnë me kafshë në makinë. Pothuajse 2/3 e shoferëve në Britani nuk janë në dijeni se drejtimi i automjetit me një kafshë të papërmbajtshme mund të sjellë një gjobë deri në 5 mijë dollarë. Sipas studimit nga Confused.com, 1/10 shoferë është aksidentuar gjatë udhëtimit në makinë me një kafshë.
Projekti për të ndërtuar një kopje të anijes së famshme Titanik, e mbytur në Atlantik, ishte ndërprerë për probleme financiare, por tani ka nisur sërish dhe Titanik II do të bëjë krocerën e parë në 2022. Titanik II, që do të ndërtohet nga Blue Star Line dhe do të ketë të gjitha detajet estetike të origjinalit. Anija do të ketë të njëjtin numër pasagjerësh 2400 dhe ekuipazhin të përbërë prej 900 personash.
Shkodra mban rekordin për shpenzimet në restorante dhe hotele, ku sipas të dhënave në Anketën në Buxhetit të Familjeve 2017, shpenzimet për restorantet dhe hotele ishin sa 9.5% e totalit të të gjitha shpenzimeve. Shpenzimet për restorante në Shkodër janë edhe më të larta se mesatarja e BE, ku sipas të dhënave të Eurostat zinin rreth 8% në totalin e shpenzimeve të familjeve.
Antioksidantët janë substanca themelore për mirëqenien tonë. Në fakt, ata ndihmojnë për të luftuar veprimin e radikalëve të lirë, parandalimin e plakjes dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm. Për të përfituar këto vlera duhet të konsumoni: Domate, çokollata, kakao, manaferrat, çaji jeshil, frutat e kuqe si: boronica, luleshtrydhe, qershi, si dhe shega.
Sipas një sondazhi të publikuar në 9 tetor nga Institutit Francez për Hulumtim të Opinionit Publik, IFOP, shumica e qyetarëve mendojnë se jeta në fshat është “jeta me ideale”. Sondazhi thekson se 81% e francezëve janë të mendimit se jeta në fshat është “një jetë ideale”. Në bazë të të njëjtit sondazh, 19% e të anketuarve kanë thënë se preferojnë jetën në qytet nga shkaku i ekzistencës se vendit të punës.
Frutat e pyllit si manaferra, mjedra dhe luleshtrydhja janë ndër kënaqësitë më të mëdha, pasi pjesa më e madhe e tyre rriten në gjendje të egër. Këto fruta duhet të bëhen pjesë e ushqimit tuaj sepse janë të mbushura më minerale, vitamina dhe fibër. Ato janë të pasura më antioksidantë që mbrojnë qelizat tuaja nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Ato janë perfekte për humbjen e peshës.
Vitamina D quhet ndryshe vitamina e “rrezeve të diellit”. Pasojat kryesore e mungesës së kësaj vitamine është rahitisi tek të vegjlit dhe osteomalacia tek të rriturit, e njohur ndryshe si zbutja e kockave. Ekziston një numër i madh i çrregullimeve të tjera si rezultat i kësaj mungese siç janë: sëmundjet e skeletit, muskujve, sëmundjet metabolike, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet autoimune, kanceri, etj.
Të bësh joga për t'u dobësuar dhe për të tonifikuar trupin është bërë një nga aktivitetet më të preferuara për ata që duan të heqin kilet e tepërta. Shumë njerëz preferojnë stërvitjet tradicionale fizike dhe jo jogën për të djegur kalori dhe në të njëjtën kohë për të forcuar muskujt. Por joga përveç këtyre, përmirëson edhe nivelin emocional dhe ndihmon në kontrollin e ankthit që të çon në kequshqyerje.
Një studim i ri global, i publikuar në revistën shkencore "Lancet", ka konfirmuar të dhënat e një studimi paraprak, i cili ka treguar se nuk ka “zonë të sigurt” të konsumimit të alkoolit. Studiuesit kanë pranuar se konsumimi mesatar mund të ndihmojë kundër sëmundjeve të zemrës, mirëpo kanë dalë edhe në përfundimin se rreziku nga kanceri dhe sëmundje tjera tejkalojnë “të mirat” e konsumimit të tij.
Ajri i kondicionuar është një lehtësim në këto ditë të nxehta vere, por duhet pasur kujdes dhe gjithashtu duhen marrë parasysh pasojat negative. Përdorimi i saj me kujdes është mënyra më e mirë për të përfituar kundër të nxehtit. Dëmet që shkakton në shëndetin tonëjanë: çrregullime të frymëmarrjes, infeksionet virale, dehidratim, dhimbje koke, thatësi syri, redukton aftësinë për të përballuar të nxehtin.
Trego më shumë