Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Hibiskusi është një bimë e cila ofron disa përfitime shëndetësore. Edhe pse disa studime shkencore i kanë testuar përfitimet shëndetësore të hibiskusit, hulumtimet e hershme tregojnë se çaji i hibiskusit apo ekstrakti i hibiskusit mund të ofrojnë efekte antioksiduese dhe të përmirësojnë shëndetin kardiovaskular. Hibiskusit përmirëson: Shtypjen e lartë të gjakut, diabetin si dhe kolesterolin e lartë.
A mund të zhbëjë efektet e dëmshme të ushqimeve me yndyra të larta një tas me kos? Disa shkencëtarë amerikanë, kanë zbuluar se gratë të cilat konsumojnë kos para një vakti të lartë në yndyra dhe karbohidrate kanë nivele më të ulëta të inflamacionit në gjak krahasuar me ato që nuk e konsumojnë. Sipas tyre, kosi mund të parandalojë futjen e toksinave në enët e gjakut dhe forcon veshjen e brendshme të zorrës.
Profesoresha e Universitetit prestigjoz të Harvard-it, Karin Michels ka paralajmëruar se vaji i kokosit është një nga ushqimet më të këqija që mund të konsumonin. Ndër të tjera, Michels theksoi se "vaji i kokosit është helmi i pastër dhe një nga ushqimet më të rrezikshme që mund të hani, pasi acidet yndyrore që gjenden në të janë shumë më të larta se ato të dhjamit.”
Ngërçet muskulare janë simptoma shumë të shpeshta dhe të dhimbshme për disa nga ne. Ato vijnë prej tkurrjeve të shtuara të muskujve të anësoreve. Mendohet se shkaktari kryesor është thjesht shtimi i stimulimit nervor për tkurrje muskulare. Trajtimin e saj rekomandohet të konsumohen shumë lëngje të pasura me magnez, masazhe të buta dhe vaska me ujë të ngrohtë.
Në kultivimin e ananasit nuk përdoren pesticide dhe mjete të tjera mbrojtëse. Në molekulat e këtij frut gjendet përbërësi i fuqishëm antikanceroz, gjë që do të mund t’i kontribuojë prodhimit të ilaçit të ri kundër kësaj sëmundjeje të rrezikshme. Ananasi rekomandohet edhe për humbjen e peshës trupore, për eliminimin e celulitit dhe kundër rrudhave.
Avulli i cigareve elektronike mund të dëmtojë qeliza jetike të sistemit imunitar. Sipas studiuesve, avulli i këtyre pajisjeve paaftëson qeliza të rëndësishme të sistemit imunitar në mushkëri, duke nxitur kështu inflamacionet. Ata paralajmërojnë për më shumë vëmendje, kundrejt opinionit se cigaret elektronike janë të sigurta.
Gastroenteriti është infeksioni i traktit gastrointestinal, kryesisht infeksion i stomakut dhe zorrës së hollë dhe është patologjia më e shpeshta gjatë sezonit të verës. Personat e prekur mund të kenë diarre, të përziera e të vjella apo dhimbje barku. Ndonjëherë shoqërohet me temperaturë të lartë, dhimbje të kokës dhe të muskujve të trupit. Gastroenteriti shfaq shenja të dehidratimit.
Konsumi i sheqerit në vend shënoi një rritje të ndjeshme në vitin 2017. Sipas të dhënave nga doganat importi i sheqerit dhe konfeksioneve të sheqerit në 2017-n arriti në 46 mln dollarë, me një rritje prej 17% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë i importit të këtij produkti që nga 2012-a. Të dhënat zyrtare tregojnë se dy shtete kryesoret nga importohet sheqeri janë Brazili e Ukraina.
Arseniku është një helm shumë i fuqishëm, por sipas ekspertëve disa përbërës të arsenikut në sasinë e duhur mund të përdoren për trajtime mjekësore. Këto substanca mund të ndihmojnë edhe në trajtimin e kancerit. Arseniku është substancë e cila shkakton kancerin tek personat që janë të ekspozuar ndaj saj. Gjithsesi disa substanca të pranishme në arsenik janë përdorur ndër vite për të shëruar disa sëmundje.
Policia e Korçës ka marrë masat e duhura të sigurisë për garantimin e sigurisë publike, për manifestimin e Festës së Birrës-Gusht 2018. Eventi i Festës së Birrës, do të zhvillohet nga e mërkura deri të dielën në qytetin e Korçës, përpara Stadiumit “Skënderbeu” si edhe tek “Pazari i Vjetër”. Policia njofton të gjithë qytetarët për bllokimin e lëvizjes së automjeteve në disa akse rrugore të qytetit.
Trego më shumë