Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ne jemi çfarë hamë, është mese e vërtetë, e kjo gjë reflektohet në fytyrën tonë! Ushqimi që hani nuk duhet të jetë vetëm burim energjie, por duhet të sigurojë vlerat ushqyese, mineralet e vitaminat. Ndonëse këto të fundit gjendet dhe në trajtë kapsulash, efekti është më i madh kur ato merren përmes dietës ushqimore. Disa nga vitaminat më të rëndesishme për lekurën janë: Vitamina C, A, E, B2, Omega-3.
Nëse vëreni që ndjeheni të tensionuar në të gjithë trupin tuaj, keni vështirësi për të fjetur, ose mendja juaj është gjithnjë në lëvizje të shpejtë, këto mjete të natyrshme do t’ju lehtësojnë. Pini çaj kamomili, beni disa ushtrime frymemarrjeje te thelle, ushtrohuni, beni nje banje te gjate (ose me mire nje banje te nxehte), provoni aromaterapine
Veç përdorimit si një përbërës shtesë në shumë pjata e receta, vaji i ullirit ka dhe shumë përodrime të tjera jashtë kuzhinës. Ai mund të jetë një vaj zbutës për lëkurën pas depilimit, si forcues thonjsh, për hidratimin e majave të flokëve, për zbutjen e buzëve, apo edhe për heqjen e grimit.
Flori Mumajesi vetëm një ditë pasi publikoi “Nallane 3” ka hedhur bombën duke zbuluar me kë do të bashkëpunojë për versionin e katërt të këngës. Bëhet fjalë për reperin Ledri Vula, i cili prej disa vitesh është mik me Florin dhe kanë bashkëpunuar së bashku në të shkuarën. Reperi publikoi klipin e “Nallane 3” kur Mumajesi i shkroi në një koment: “Nallane 4. E di vet ti!”
Enca Haxhia zbulon surprizën e saj për këtë verë. Këngëtarja në instagramin e saj ka publikuar një video të këngës më të re “Ciao”, e cila nuk duket larg stilit të Encës. Kjo verë pritet të sjellë hite të reja, të publikuara nga vipat shqiptarë, një pjesë e të cilave tashmë janë pjesë e tregut muzikor por pritet të dalin të tjera.
Dua Lipa është shfaqur e mrekullueshme në premierën e filmit “Dunkirk” që u shfaq mbrëmë. Këngëtarja me origjinë shqiptare është shfaqur elegante me një fustan të gjatë. Me flokët e drejta dhe shumë pak e grimosur, Dua ka mahnitur me pamjen e saj.
Mimi Kodheli, këtë herë ka zgjedhur të na befasojë me një look te ri. Nuk dihet ende arsyeja e ketij look-u, por ajo ka zgjedhur grimieren e njohur Ujvara Hajdari për të bërë këtë ndryshim, e cila ka preferuar të vleresojë figurën e zonjës Kodheli më shumë sesa punën e saj.
Dy restorante shqiptare janë renditur mes 10 restoranteve më të mira, në një artikull të revistës prestigjoze “Hollywood World Magazine”. Sipas sondazhit të kryer nga kjo revistë, restorant “Mullixhiu” në Tiranë është renditur i treti në listë, si një ndër ambientet që nuk duhet lënë pa u vizituar dhe pa shijuar gatimet e veçanta tradicionale. Mes restoranteve është përfshirë edhe “Puro” në Prishtinë.
Shalqinjtë janë të paketuar me vitamina të cilat ju ndihmojnë që të qëndroni të hidratuar dhe të keni një lëkurë më të pastër. Tuli i lëngshëm i shalqirit është perfekt për lëkurën. Ne duke u plakur humbim kolagjen – arsyeja kryesore pse lëkura fillon të rrudhet. Shalqinjtë janë të paketuar me beta-karoten, që ju ndihmon ta përmirësoni dëmin. Hani shalqinj për një lëkurë më të bukur.
Për shumë njerëz vera është për të shijuar detin e diellin dhe për të pasur ngjyrën çokollatë që e duam aq shumë. Ja disa këshillat për një nxirje perfekete: Bëni scrub, mos u depiloni para ekspozimit në diell, mos u ekspozoni gjatë orëve të nxehta të ditës, hidratohuni gjatë gjithë ditës dhe ushqehuni shëndetshëm, ndryshoni vazhdimisht pozicion. Dhe këshilla më e rëndësishme, mos harroni kremin e diellit.
Trego më shumë