Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Aktorja shqiptare Almeda Abazi prej vitesh jeton në Stamboll të Turqisë ka përjetuar disa momente tmerri ku pranë shtëpisë së saj u shkaktua një zjarr i madh. Aktorja ka filmuar të gjithë procesin që nga rënia e zjarrit deri te përhapja masive të tij. Flakë fatmirësisht u shuan nga ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse dhe aktorja i ka përgëzuar për ndërhyrjen e tyre të shpejtë.
Një selfie e postuar në Instagramin personal, nga Kim Kardashian, ka nxitur debat të madh mes fansve të saj. Njëri prej tyre arriti të dallojë dy viza pluhuri të bardhë, të cilat nxitoi t’i quante “viza kokaine” dhe akuzoi Kim-in si konsumatore të saj. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i saj në rrjetin social Twitter, duke i cilësuar aty dy viza pluhuri, si sheqer i mbetur nga konsumi 8i karameleve.
Daniel dhe Fotini, çifti fitues i “Big Brother 9” po shijojnë martesën e tyre jashtë shtëpisë. Mirëpo një shkrim në një nga revistat shqiptare ku flitet për divorc, ka revoltuar çiftin. Daniel ka marrë revistën dhe një kosh, e ka pozuar duke treguar se çdo fjalë e shkruar është për “t’u hedhur” pasi asgjë nuk është e vërtetë. Duke treguar në këtë mënyrë se lidhja me Fotininë po shkon shumë mirë.
Strijet apo njohur ndryshe si smaliaturat janë një nga problemet më të zakonshme të lëkurës. Veç kremrave, terapive me lazer apo mikrodermabrasionit ekzistojnë dhe disa metoda natyrale, me maska, që zbehin pamjen e strijave. Aplikoni maskën me lëkurën e 3 panxharëve, një karotë, dy lugë mjaltë dhe dy vitamina kapsula E dhe një tjetër maskë me 2-3 gjethe mesatare Aloe vera dhe tre lugë vaj ulliri.
Trego më shumë