Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Tensioni i lartë i gjakut është një problem i përhapur shëndetësor. Vlerat normale të presionit arterial duhet të jenë 120/ 80 mmHg, ndërkohë që çdo vlerë mbi 140 konsiderohet si hipertension apo presion i lartë gjaku. Tensioni i lartë i gjakut mund të ulet duke bërë ndryshime në mënyrën e jetesës. 5 ushqimet verore që ulin tensionin e gjakut janë: Koriander, jeshillëqet, frutat e pyllit, avokado e selino.
Njerëzit po marrin më pak se gjysmën e mbrojtjes ndaj diellit nëpërmjet përdorimit të kremrave. Shkëncëtarët e King's College theksojnë se problemi qëndron tek aplikimi i këtyre locioneve. Në teori, kremrat që kanë SPF 15 kundër rrezeve të diellit konsiderohen të mjaftueshme për tu mbrojtur, por në të vërtetë, njerëzit duhet të përdorin ato që kanë SPF 30 ose 50, në mënyrë që të jenë të sigurt.
Ananasi është një nga frutat simbolikë të sezonit të verës, i cili ka edhe shumë vlera ushqyese që e bëjnë të jetë një frut jetik për shendetin. Ananasi kultivohet kryesisht në vendet e Amerikës jugore dhe i përket familjes Bromeliaceae, me origjinë nga Amerika jugore, Tailanda dhe Filipinet. Ai është i njohur veçanërisht për rritjen e imunitetit, parandalimin e sëmundjeve kronike dhe pastrimin e mushkërive
Sipas disa studimeve, vaji i misrit dhe i lulediellit, kur nxehen formojnë substanca-aldehide, të cilat kanë efekt kancerogjen dhe nxitës për shumë probleme shëndetësore, si: dëmtim të arterieve, tension të lartë, inflamacion gjatë shtatzënisë dhe ulçer. Vajrat bimor si i misrit dhe lulediellit përmbajnë acide lyrore omega 6. Kjo bën që konsumi i tepruar i tyre të deformojë raportin e yndyrnave në tru.
Kina ka ndërtuar ujëvarën 108 metra të gjatë, e bërë nga dora e njeriut dhe jo nga natyra. Ujëvara gjendet në qytetin Guizhiou në Kinë, ndërkohë që uji bie nga njëri kat i ndërtesës dhe pamja është mahnitëse. Ujëvara nuk është aktive gjatë gjithë kohës, por lëshohet vetëm në raste speciale dhe për vetëm 20 minuta.
Uji me limon dhe fara lini është një pije e njohur për vetitë e saj dobësuese, pasi redukton ndjesinë e urisë dhe lehtëson procesin tretës. Për të shfrytëzuar sa më mirë vetitë dobësuese, kjo recetë është më e këshilluara: 1 litër ujë, 2 lugë me fara lini dhe lëngu i një limoni. Në ujin që fillon të ziejë, hidhni farat e linit dhe lëreni të ziejnë për 3-4 minuta, filtrojeni dhe shtoni lëngun e limonit.
Acidi ialuronik është përbërësi kryesor i produkteve për rinimin e lëkurës. Ai përqendrohet sidomos në lëkurë. Acidi ialuronik është shumë më tepër se një përbërës bukurie, por kontribuon në mënyrë të rëndësishme në shëndetin tonë. Ai, jo vëtëm që mbush rrudhat, ngre lëkurën që nis të humbasë elasticitetin, për është i vlefshëm edhe kundër dhimbjeve të kyçeve dhe në ruajtjen e kërceve.
Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në aftësitë mendore. Sipas Universitetit Harvard, i nxehti ka efekt jo vetëm te njerëzit e moshuar, por edhe mbi të rinjtë. Kjo dukuri ka impakt mbi organizmin edhe në aftësitë logjike, në arsyetim dhe kujtesë. Sipas kërkuesve, temperatura ideale është 22 gradë Celcius, që njeriu të jetë në kapacitetin e plotë mendor, por edhe fizik.
Disa nga vlerat e qershive janë: Kanë pak kalori; Bishtat e qershisë të ziera me ujë, me pak kanellë, krijojnë një çaj dezintoksikues; Përmbajnë vitaminë A, C dhe ato të grupit B, të pasura me antioksidantë, luftojë plakjen; Të japin energji; Me 6 qershi të pjekura, një fetë kastraveci dhe një lugë kos natyral përgatit një maskë rifreskuese dhe rivitalizuese për zonën përreth syve.
Sëmundjet kardio-vaskulare shkaktojnë rreth 60% të numrit të vdekjeve në vendin tonë. Studimet tregojnë se meshkujt mbi 45 vjeç dhe femrat mbi 55 vjeç janë më të rrezikuar. Mjekja kardiologe Anila Rexha thotë se: "Të gjithë të sëmurët, para se të fillojë i nxehti ekstrem, të kenë idenë se si janë niveli i elektrolitëve apo kripërave në gjak, pasi mund të kenë çrregullime të shpeshta të rrahjeve të zemrës".
Trego më shumë