Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Një studim i ri, i drejtuar nga shkencëtarët e Kolegjit Mbretëror të Londrës, sugjeron se konsumimi i manaferrave mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Gjatë testimit, 10 burra konsumuan lëngje të prodhuara me manaferra ose dy lloje të tjera frutash. Pas këtij studimi, shkencëtarët kanë zbuluar se ky frut veror mbron enët e gjakut dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.
Sipas një studimi të fundit nga profesori Bamini Gopinath, i Universitetit të Sidnejt, thuhet se flavonoidet e portokallit janë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë shikimin. “Flavonoidët kanë veti antiinflamatore për sistemin imunitar. Flavonoidët e portokallit janë më të mirë për shikimin sesa ato të mollës”, shpjegon Gopinath. Konsumimi i një portokalli në ditë mund të mbajë larg problemet e syve.
Nëse vuani nga “sindroma e mushkonjës” mund të vëreni në lëkurë ënjtje, nxehtësi, skuqje dhe të kruar dhe dhembje. Ndonjëherë shfaqet edhe ngritje temperature. Ky është reaksion ekstrem ndaj pickimit të mushkonjave, që mund të shkaktojë ënjtje të madhe, e cila është e nxehtë dhe e fortë në prekje. Anafilaksia është dukuri e rrallë nga pickimi i mushkonjave, mirëpo kur ndodh kjo mund të jetë fatale.
Gjumi i mirë i natës është faktori kryesor për një ditë me energji, shëndet të mirë dhe pamje të freskët. Koha optimale për gjumin e natës është 6-8 orë pandërprerë. Por, ekzistojnë shumë faktorë që prishin relaksin dhe pengojnë gjumin gjatë natës. Ekspertët identiikojnë disa faktorë që janë armiq të vërtetë të gjumit si: Uria, ndriçimi, stresi, celulari, dysheku, ushtrimet, alkoli dhe kafeina.
Finalja e javës së modës në Paris ishte rezervuar për Valentinon, që ofroi një paradë ngjyrash të ngopura e modele klasike. Valentino propozon një fustan mbrëmjeje me diamante të rralla e zbukurime, perla apo tyl, si për të rikthyer rilindjen në Versajë në vitet ’60. Ndonëse ky është koleksioni vjeshtë-dimër, Valentino vjen me ngjyra, luleshtrydhe, limon e gold.
Nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm në moshë të vjetër duhet të bëni ushtrime fizike rregullisht, të hani shëndetshëm dhe duket t’i mbani kontaktet me miqtë. Sipas shkencëtarëve, miqtë janë shumë të rëndësishëm për shëndetin. Ekspertët sugjerojnë të "investoni" në miqësi të cilat ju bëjnë më së shumti të lumtur. Në këtë studim janë analizuar të dhënat e mbi 270 mijë personave.
Djersitja është një ndër situatat më të sikletshme gjatë verës, si për femrat edhe për meshkujt. Mjekët japin disa këshilla që ju vijnë në ndihmë gjatë ditëve të nxehta. Shmangni kafeinën, pikantet, alkoolin, akulloret, hudhrën dhe duhanin. Konsumoni sa më shumë fruta dhe zarzavate, përdorni ushqime të pasura me kalcium dhe vitaminë B, konsumoni sa më tepër lëngje dhe ushtrohuni minimumi 10 minuta në ditë.
Hepatiti C është shkaku kryesor i sëmundjes ekstreme të mëlçisë, cirroza dhe kancerit të mëlçisë. Ka shumë ushqime që mund të ndihmojnë pastrimin e mëlçisë, natyrisht duke stimuluar aftësinë e saj natyrale për të pastruar toksike brenda trupit. Një përzierje që funksionon është: Lëng limoni, lëng portokalli, mente e freskët, 1 litër ujë dhe mjaltë organik. Konsumoni këtë përzierje të ftohtë ose të ngrohtë.
Shqipëria është vendi më pak efikas për inovacione në rajon dhe me zhvillimin më të ulët të TIK, duke zënë respektivisht vendin e 89 në botë dhe të fundit në Evropën Juglindore. Sllovenia dhe Kroacia kryesuan në listën e shteteve të Evropës Juglindore, sipas një raporti të njësisë së biznesit të inteligjencës "SEE News".
Një studim i ri i realizuar nga ekipi i departamentit të mjekësisë në "Brigham Women Hospital" ka konfirmuar se konsumi i ushqimeve shumë të kripura rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme. Spcialistët realizuan një ndjekje të 3000 pacientëve me simptoma prehipertensive përgjatë 20 viteve. Në përfundim të eksperimentit më shumë se 200 vullnetarë kishin vdekur nga probleme kardiovaskulare.
Trego më shumë