Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Avioni privat i Elvis Presleyt ka dalë në ankand për herë të dytë, në më pak se 2 vjet. "1962 Lockheed JetStar", i cili ka qenë në pronësi të këngëtarit dhe babait të tij Vernon, është nxjerr në shitje në faqen e ankandit online "IronPlanet". Modeli i avionit është mjaft i rrallë, pasi ndërmjet viteve 1957 dhe 1978 janë prodhuar vetëm 204 ekzemplarë.
Avokado është ushqimi më "trend" i viteve të fundit. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të përdorni një sasi të kufizuar, pasi mund të shkaktojë më shumë dëme sesa dobi. Dietologët thonë se duhet ta limitoni sasinë në vetëm një gjysmë avokado në ditë. Ngrënia më shumë se aq mund të çojë në shtim në peshë. Një avokado përmban rreth 22 gr yndyrë, 1/3 e 65-70 gr të rekomanduar për të ngrënë çdo ditë.
Rrushi njihet për vetitë e tij, sidomos për lëkurën. Pjesën më të madhe të vlerave ushqyese rrushi e ka tek lëkura e tij. Ai përmban nivele të larta polifenolësh dhe resveratrolësh, që kanë veti antioksiduese. Ky frut ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës dhe problemeve që lidhen me qarkullimin e gjakut. Rrushi është i domosdoshëm për këto tre organe: veshkën, mëlçinë dhe zorrët.
Personat që luftojnë me mbipeshën dhe obezitetin janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ushqimit në momentin e dobësimit. Për të patur një rezultat të menjëhershëm duhet një ekuilibër mes ushqimit dhe stilit të jetesës, por vaktet janë kryesoret. Për të arritur një peshe të qëndrueshme, dieta duhet të jetë e ekuilibruar duke përdorur: Tërshërë, fara Chia, selino, perime, mollë jeshile dhe grejpfruit.
Studimet e fundit kanë zbuluar se vetmia ka aq ndikim në shkallën e vdekshmërisë sa mund të konsiderohet kërcënim më i madh i shëndetit. Madje kush vuan prej saj rrezikohet më shumë të vdesë se sa nga obeziteti. Studimi i realizuar në bazë të anketimeve nga Universiteti i Kalifornisë tregojnë se vetmia shkakton probleme me gjumin, rritjen e stresit, pezmatimin, madje e dobëson edhe sistemin e imunitetit.
Borziloku është një erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë. Borziloku është i pasur në flavanoide, substanca bimore të cilat kanë potencial të lartë antioksidues dhe anti-inflamator. Në sajë të përmbajtjes me përbërës bio-aktiv si eugenoli, acidi rosmarinik dhe acidi karnosik, borziloku mund të luajë rol mbrojtës kundër kancerit të lëkurës, mëlçisë, gojës dhe mushkërive.
Përfshirja në regjimin tuaj ditor të frutave që shkrijnë yndyrën dhe përshpejtojnë punën e metabolizmit do të t’ju ndihmojë në heqjen e kilogramëve të tepërt. Metabolizmi mund të definohet si shndërrim i ushqimit në energji. Frutat që ju ndihmojnë të humbisni në peshë janë: Molla, avokado, shalqiri, dardhat, pjeshkët, luleshtrydhet, limoni, kajsitë, shega, pjepri, manaferrat dhe boronica.
Nivelet e larta të vitaminës D ulin rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrës, ka zbuluar një studim i ri ndërkombëtar i kryesuar nga Shkolla e Shëndetit Publik "TH Chan e Universitetit të Harvardit". Vitamina D, e cila merret më së shumti nga rrezet e diellit, është zbuluar se forcon rezistencën ndaj tumoreve të stomakut duke bllokuar rrugën kryesore ku kalojnë qelizat kancerogjene.
Sipas studimeve ekzistojnë disa mënyra për ndalimin e gjakderdhjes, pa pasur nevojë të shkoni tek mjeku. Metoda më efikase përfshin përdorimin e specit të kuq, por kjo metodë funksionon vetëm nga prerjet ose plagët e vogla. Shumë ekspertë pohojnë se speci i kuq mund të parandalojë edhe sulmet në zemër. Speci i kuq është shtrëngues i fortë, stimulon trashjen e gjakut dhe parandalimin e infeksioneve.
"International Barber Awards" ka shpallur shqiptarin Arben Lumi si një ndër 5 berberët më të mirë në botë. Në këtë konkurs botëror, Lumi tregoi talentin dhe pasionin e tij duke u vlerësuar me një çmim inkurajues. Ai e ka ushtruar këtë profesion për shumë vite në provincën Weissenburg të Bayernit. Lumi ka arritur shumë rekorde, jo vetëm në Gjermani, por edhe në mbarë botën.
Trego më shumë