Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Disa receta të sallatave detoks për të pastruar aparatin tretës, jo vetëm do të përmirësojmë rendimentin fizik, por dhe gjendjen shpirtërore. Sallatë spinaq e portokall, duhen: 120 gram spinaq, 4 portokalle, gjysmë spec i kuq i ëmbël dhe një rrënjë selinoje. Sallatë karotë dhe mollë, duhen: 4 karota, 1 gjethe selino, 2 mollë të kuqe, 1 qepë e vogël, majdanoz, gjysëm gote me rush të thatë dhe 5 arra.
Shumë persona dëshirojnë të jenë në formë dhe për të përmirësuar shëndetin e tyre mjafton të ndiqen disa këshilla: Përmirësoni ushqimin- Kufizoni ushqimet industriale, të skuqura, shtoni konsumin e frutave, perimeve, drithërave integrale dhe proteinave, evitoni pijet e gazuara dhe hani pesë vakte të vogla; Njihni veten- Konsultohuni me një specialist për të parë kushtet tuaja fizike; Hidratohuni.
Rrathët e zinj poshtë syve e bëjnë edhe fytyrën më të bukur, të duket e lodhur dhe jo tërheqëse. Ky është një problem që në shumicën e rasteve haset te femrat. Rrathët e zinj poshtë syve bëjnë që tek të tjerët të perceptohemi si të lodhur, apo edhe në gjendje shëndetësore jo të mirë. Përbërësit për të trajtuar këtë fenomen janë: 1 lugë çaj sodë buke dhe 1 filxhan çaj kamomil dhe tamponë pambuku.
Në mjekësinë popullore gjejnë përdorim të shpeshtë frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me vlera ushqyese. Kajsitë përdoren të freskëta, të thata, si dhe të përpunuara në trajtën e kompostove, reçelit dhe lëngut. Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së
Migrena është një çrregullim i vazhdueshëm neurologjik i karakterizuar nga dhimbje koke, shpesh të lidhura me një numër simptomash të pavullnetshme të sistemit nervor. Ajo është shumë përhapur dhe prek njerëzit që kanë ngarkesë në punë, tension dhe çështje të rënda emocionale. 5 metodat për të kaluar krizat e migrenës janë: Ngrënia e ushqimeve pikante, uji i ftohtë, dhoma e errët, kafeina dhe masazhi.
Studiuesit nga Universiteti i Kopenhagenit kanë zbuluar se djathi mund të jetë çelësi i një jete të shëndetshme. Në studimin që është mirëpritur botërisht, theksohet se djathi bën mirë për zemrën. Studimi, i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, thotë se ngrënia e djathit mund të na mbrojë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre të metabolizmit, falë rritjes së kolesterolit “të mirë”.
Personat të cilët kalojnë shumë kohë ulur në karrige dhe që kanë një punë që ju merr pjesën më të madhe të ditës, priren të kenë probleme me mbipeshën. Mungesa e aktivitetit fizik shpesh përbën një problem për një pjesë të madhe të tyre. Gjatë kësaj kohe ju mund të praktikoni këto 4 ushtrime që mund t’i bëni ulur në tavolinën tuaj të punës për t’u ndier plot energji dhe për një bark të sheshtë.
Sipas një studimi nga Universiteti i Tel Avivit, një dietë që nis më një mëngjes të konsiderueshëm nuk është vetëm e mirë për shëndetin tuaj, por gjithashtu ju ndihmon të humbni peshë. Vaktet e mëngjesit, të pasuara nga një drekë e mesme dhe një darkë e lehtë, do të stimulonin humbjen e peshës. Studimi thekson se regjimi më ushqyes në mëngjes sjell një reduktim të ndjeshëm të glukozës në gjak.
Konsumimi i sallatës jeshile është i përkryer për humbje në peshe, sepse përmban pak kalori dhe ka përqindje të lartë antioksidantësh. Ajo është anti-inflamatore dhe diuretik, duke luftuar celulitin. Përbërësit si: 5 gjethe sallatë jeshile, 10 gjethet e majdanoz dhe 1 filxhan lëng portokalli duhet ti hidhini të gjithë në mikser dhe më pas konsumojeni.
Sëmundja e mykut është kudo dhe nëse nuk kurohet në kohë, mund të zhvillojë komplikacione të tjera si astmë, sinozit dhe inflamacion të mushkërive. Shenjat e sëmundjes së mykut janë: Teshtimë, rrufë ose hundë të bllokuara, frymëmarrje e rënduar, kollitje dhe formimi i gëlbazës, sy të skuqur, të irrituar e të përlotur, lodhje dhe dobësi, dhimbje e pashpjegueshme muskujsh dhe shije metalike në gojë.
Trego më shumë