Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Studimet e fundit tregojnë se nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët. “Gjenet e kushtëzuara” sillen ndryshe në varësi të origjinës së tyre. Këto gjene kanë një lloj lidhjeje biokimike, e cila i lejon të gjejnë origjinën dhe zbulon edhe nëse ata janë aktivë ose jo brenda qelizave pasardhëse. Këto gjene të prekura funksionojnë vetëm nëse ato vijnë nga nëna.
Gjatë sezonit veror është shumë e rëndësishme shmangia e disa ushqimeve që mund të bëhen shkaktarë për infeksione. Nuk duhet të konsumoni ushqimet pikante dhe ushqimet me përmbajtje mishi. Gjithashtu, vera nuk është koha më e mirë për të konsumuar mish, peshk apo të gjitha llojet e ushqimeve të detit. Është shumë e rëndësishme të shmangni ushqimet e gatshme apo të "fast-food"-eve.
Ka disa pije të mrekullueshme dhe me fruta të stinës që ju ndihmojnë të humbni kilogramët e tepërt. Tre prej tyre janë: Gjysmë pjepri, një tas me luleshtrydhe, katër gjethe sallatë jeshile dhe një gotë ujë; Dy feta ananas, gjysmë kastraveci, dy lugë fara liri dhe një gotë ujë; Dy gota luleshtrydhe, një tas me shalqi dhe dy domate të pjekura.
Anemia e shkaktuar si pasojë e mungesës së hekurit çon në rënie të numrit të qelizave të kuqe të gjakut. Zgjidhja, në disa raste, është të konsumoni më shumë ushqime të pasura në hekur: spinaq, thjerrëza, brokoli, patate të pjekura, qiqra, fasule, farat e susamit dhe çokollata e zezë.
Diabeti është një sëmundje e cila ka pllakosur njerëzimin për mijëra vjet dhe është përshkruar në dorëshkrimet e lashta Egjiptiane që në vitin 1550 para Krishtit. Në kohën që ndërtoheshin piramidat, shumica e njerëzve mbijetuan falë një diete të thjeshtë që u shërbente si mjet jetese. Doktorët në Indi e zbuluan dhe arritën ta diagnostikonin diabetin shumë kohë më parë. Ata e quanin atë "madhumeha".
Sipas një studimi fëmijët nuk pinë mjaftueshëm ujë. Sipas autores së studimit, Erica Kenney rezulton se ky trend është në mbarë botën. Fëmijët nuk po mësohen që të pinë mjaftueshëm ujë, por duke i lejuar që të konsumojnë pijet me sheqe, qoftë të gazuara apo me konsevantë. Shumica e fëmijëve që ishin ekzaminuar gjatë studimit, kishin filluar të shtonin në peshë, kishin dhëmbë të prishur, dhe ishin të dehidruar.
Ekzistojnë ushqime në menunë e përditshme që ju vrasin ngadalë. 16 ushqimet e rrezikshme janë: Alkoli, ëmbëlsuesit artificial, patatet e skuqura dhe patatinat, hot dog, margarina, nënproduktet e misht, sheqeri, pijet e gazuara, salca e konservuar e domateve, buka e bardhë, mielli i rafinuar, qumështi dhe derivatet e tij, ushqimi i shpejtë, gruri, drithërat e mëngjesit, lëngjet e frutave komerciale dhe kripa
Njerëzit e duan kafenë për mënyrën se si e stimulon trupin, zgjon dhe i jep energji. Sipas një studimi, kafeja nuk është produkti i vetëm që ka aftësinë t’ju japë dozën e nevojshme të energjisë në mëngjes. Pesë produkte të dobishme të cilat mund të sigurojnë energji më mirë se kafeja janë: çokollata e zezë, bollgur me mjaltë dhe luleshtrydhe, molla, vezët dhe arrat.
Veshkat janë themeli i shëndetit metabolik, pasi rregullojnë tensionin e gjakut, forcojnë kockat, rregullojnë elektrolitet në trup dhe filtrojnë toksinat dhe lëngjet e panevojshme. Kanceri i veshkës shfaqet kur qelizat e saj fillojnë të rriten në mënyrë jonormale. Simptomat e kësaj sëmundje janë: Gjak në urinë, dhimbje në shpinë, humbur në peshë pa asnjë arsye dhe temperaturë të lartë të trupit.
Lëngu i karotës njihet tashmë prej vitesh për efektet e jashtëzakonshme në shëndetin e njeriut. Lëngu i karotës pastron mëlçinë, pastron organizmin në mënyrë efektive nga ndotjet. Shëron kancerin, lidh radikalet e lira, shëron efektivisht formimet tumore të reja. Ky lëng shëron gjithashtu sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, stabilizon tretjen dhe metabolizmin.
Trego më shumë