Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural filloi turin e informimit të fermerëve mbi thirrjen e parë të aplikimeve për mbështetje në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillim rural nëpërmjet programit IPARD II. Ministria e bën me dije se në datën 30 Nëntor 2018 deri në datën 30 Janar 2019, priten pranë zyrës qendrore të AZHBR aplikimet për mbështetjen e masave të IPARD.
Kryedemokrati Bash aka zhvilluar një takim me banorët e Maliqit. Gjatë bashkëbisedimit, ai bëri me dije alternativën e opozitës për ringritjen e bujqësisë, e cila mbështetet në 3 shtylla: subvencionet direkte, Investimet në infrastrukturë dhe mbrojtja prodhimit vendas me tarifat doganore. Gjithashtu Basha u shpreh edhe lidhur me burimin e financimit për ringritjen e bujqësisë.
Kryedemokrati Basha ka vijuar takimet me fermerë e banorë, këtë të shtunë. Fermerët korçarë kanë deklaruar para Bashës se po përballen me të njëjtin shqetësim si edhe fermerët e tjerë në të gjithë Shqipërinë. Ata theksuan se kanë 5 vjet që nuk kanë marrë asnjë subvencion nga shteti. “Jemi gati t’i shesim nën kosto prodhimet tona. Pa eksport nuk mund të zgjidhet kjo situate”, kane pohuar ato.
Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar dy projektligjet e propozuara nga Kreu i Komisionit Ekonomik të Kuvendit, Erjon Braçe, për kalimin e tokës bujqësore në pronësi të përfituesve. Nismat që janë dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë përfshijnë ndryshime ligjore në praktikat aktuale të marrëdhënieve të pronësisë dhe përdorimit të tokës bujqësore. Brace tha se Qeveria duhet të kthejë përgjigje brenda muajit nëntor.
Fshati Pustec në zonën e Prespës në Korçë është pjesë e projektit “100 fshatrat”. Gjatë një takimi me banorë të zonës, Kryeministri Rama tha se në Pustec po hapet rruga e një transformimi shumë të rëndësishëm, që do të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë. Teksa ndal tek investimet në këtë fshat, Rama i ftoi banorët e Pustecit që të bëhen pjesë e projektit, duke hapur bujtina për të pritur turistë.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, në fjalën e tij dje në Kuvend i ka kërkuar mbështetje deputetëve për aleatë dhe ambasadorë për të shtuar të ardhurat në fshat me anë të agroturizimit. Peleshi u shpreh se drejtoritë e Bujqësisë janë duke u shpërbërë me qëllim që ti jepet fund abuzimeve.
Deputeti Edmond Panariti ka kërkuar nga Qeveria që t’u japë paratë e premtuara për subvencione fermerëve. Deklaratat, Panariti i bëri gjatë një takimi me fermerët në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit. Panariti tha se Qeveria duhet të heq dorë nga shpenzimet e saj marramendëse për dixhitalizimin dhe investimet jo prodhuese, dhe të mbajë fjalën e dhënë fermerëve për paratë e subvencioneve.
Gjysma e fermerëve që kultivojnë luleshtrydhe në Kafaraj të Fierit mund të mos përfitojnë nga skema e subvencioneve edhe pse janë shpallur fitues. 25 nga 53 fermerët i shpërngulën serrat pas përmbytjeve të dimrit dhe për këtë shkak ata mund të humbin të drejtën e marrjes së grantit.
Rreth 10 hektarë ullishte dhe shkurre janë djegur në Kasharaj të Lushnjes. Zjarri nisi në orët e para të mëngjesit, në një prej kodrave të qytetit. Zjarrfikëset edhe pse kanë qenë në vendngjarje, e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë, për shkak të terrenit të vështirë dhe erërave të fuqishme. Dyshohet se zjarri është aksidental.
Partia “Zgjidhja” e drejtuar nga Koço Kokëdhima ka denoncuar sot faktin që mijëra fermerë të vegjël po rrënohen pasi prodhimet e tyre nuk shiten. Në mesazhin e saj, “Zgjidhja” premton politika mbrojtëse dhe zhvilluese në bujqësi, në mënyrë që Shqipëria të sigurojë ushqimin e përditshëm dhe të eksportojë.
Trego më shumë