Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pronarët e tokave do të paguajnë taksë për ujitjen pa marrë parasysh nëse e përdorin këtë shërbim apo jo. Ligji për taksën vjetore është ekzistues dhe sanksionon zotëruesit e tokës. Ajo që i është shtuar këtij ligji është fakti se taksa do të paguhet edhe nëse ai nuk e përdor këtë shërbim. Pagesat për Shërbimin e Ujitjes do të kryhen 50% përpara sezonit të ujitjes dhe 50% në mes të sezonit të ujitjes.
Në Kukës, vera e thatë dhe e nxehtë ka sjellë rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve. Sipas tregtarëve, thatësira solli tkurrje të prodhimit vendas gjatë verës gjë që ka ndikuar në rritjen e çmimeve. Zakonisht në tregun e qytetit të Kukësit, çmimet e frutave dhe perimeve pësojnë ulje gjatë verës dhe vjeshtës, por këtë fillim vjeshte pothuajse të gjitha prodhimet kanë pësuar rritje çmimi.
Për prodhuesit dhe eksportuesit, ideja e ndërtimit të tregut të përbashkët rajonal, që u diskutua në Samitin e Triestes, është pozitive, por duhet të shoqërohet patjetër me disa masa. Ata thonë se mungesa e kushteve fito sanitare dhe përballja me konkurrencë të pandershme, mund të sjellë dyndje të mallrave të importit, çka mund të çojë deri në falimentim dhe shkatërrim të fermerëve prodhues shqiptarë.
Erërat e forta dhe shiu kanë shkaktuar dëmtime, në bujqësisë, kryesisht në pemë frutore e sera, në Lushnje. Mbjelljet e vjeshtës janë dështuar. Erërat e forta kanë dëmtuar të paktën 4 sera me sipërfaqe nga dy deri në kater dynymë, ndërsa dëmtimet e plastmasit mbulues kanë qenë pothuaj në 60 përqind të serave. Një prej fermerëve të dëmtuar shprehet se janë të paktën 2 milionë lekë të vjetra dëm.
Në kuadër të reformës së re Ministria e Bujqësisë ka vendosur që t’i shkrije drejtoritë rajonale, duke i grupuar ato ne 4 rajone. Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Elbasan përfshihet në rajonin e tretë, së bashku me drejtoritë rajonale të Korçës dhe Beratit. Ndërsa agjensitë e tjera në Peqin, Librazhd dhe Gramsh do të shkrihen pasi kanë më pak se dhjetë punonjës.
Niko Peleshi, ministri i ri i Bujqësisë, ka paralajmëruar një ndryshim të administratës shtetërore pas zvogëlimit të numrit të agjensive nga 140 në 104. Peleshi ka mohuar zërat se ristrukturimi bëhet për të larguar nga administrata militantët e ish-partive aleate me të cilët PS qeverisi në 4 vitet e para. "Arkitektura e re synon modernizimin e administratës", deklaroi ai.
Thatësira e pazakontë e verës së këtij viti nxorri në pah problemet më të rënda të sistemit ujitës në Lushnje. I ndërtuar në vitet ‘70, ky rrjet u dëmtua në masën 80% gjatë tranizicionit. Një pjesë u zaptua nga ndërtimet pa leje, pjesa tjetër u mbulua nga mbeturinat. Rreth 500 km kanale ujitëse kanë nisur të rehabilitohen, por këtë vit shumica e bimëve u tha dhe dëmi shkoi në 3 milionë lekë.
Emergjencat Civile njoftojnë sot se vatrat e zjarrit janë shuar plotësisht. Deri ditën e djeshme, kanë qenë aktive 10 vatra zjarri në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Fier, Gjirokastër dhe Elbasan. Reshjet që mbizotëruan në vendin tonë gjatë ditës së djeshme, por edhe ulja e temperaturave, ndihmuan në shuarjen e vatrave që kanë qenë aktive.
Emergjencat Civile bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 vatra zjarri në qarkun e Lezhës, Shkodrës, Elbasanit, Fierit dhe Korçës. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 90 punonjës zjarrfikës, 20 automjete zjarrfikëse, 150 forca ushtarake, rreth 140 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e sotme në pyllin e Laçit, duke rrezikuar disa banesa dhe Kishën e Shën Ndout. Ndonëse për shuarjen e tij u angazhuan menjëherë 3 ekipe zjarrfikëse dhe 40 forca ushtarake, të mbështetura nga helikopterë nga ajri, situata është përkeqësuar. Raportohet se flakët po përhapen me shpejtësi dhe kanë përfshirë një banesë, ndërsa rrezikojnë edhe disa të tjera.
Trego më shumë