Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Qeveria gjermane do të zhvillojë një program të veçantë ndihme prej 340 milionë euro për të mbështetur fermerët, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga thatësira. Ministrja e Bujqësisë, Julia Klockner tha se, së bashku me Ministrin e Financave, Olaf Scholz, vendosën që qeveria gjermane të caktojë midis 150 milionë dhe 170 milionë euro për të kompensuar humbjet e bizneseve, që u shkaktuan nga thatësira.
Ferma e parë lundruese në botë do të fillojë prodhimin në portin e Rotterdam-it këtë vit. Qëllimi i kësaj ferme është që të ndihmojë qytetin të prodhojë më shumë ushqim për nevojat e veta. Objekti është ndërtuar në det të hapur dhe do të përdoret për të kultivuar 40 lopë. Kostoja e këtij projekti pritet të kapë shumën 200 milion dollarë. Ferma pritet të hapet në fund të vitit 2018.
Deputeti Ervin Salianji ishte sot i pranishëm në një takim me fermerët në Korçë, sipas të cilit janë në prag falimentimi. Ai shprehet se “nuk ka treg për produktet, asnjë kompesim për dëmet, asnjë subvencion dhe çdo blerje e kanë më të shtrenjtë se çdo vend tjetër të rajonit. Deputeti u premtoi fermerëve se PD do te heqë monopolet dhe do t’i mbështesë ata me subvencione.
Ministria e Bujqësis ka hartuar një projektligj të ri që synon të përcaktojë kriterët se kur një prodhim bujqësor quhet tradicional dhe më pas do ta çertifikojë atë. Ky projektligj është në fazën e konsultimit me publikun. Ligji i ri synon të evidentojë të mbrojë dhe të rrisë vlerën e prodhimeve tradicionale autentike STG “Specialitet Tradicional i Garantuar”.
Së shpejti Ministria e Bujqësisë do të finalizojë fazën e dytë të reformës së derregullimit e cila synon minimizimin e dokumenteve të kërkuara dhe reduktimin e burokracive. Kjo fazë do të sjellë një sërë lehtësirash proceduriale, gjë që do të reflektohet në mënyrë direkte në sektorët përkatës të bujqësisë, zhvillimit rural, peshkimit dhe agropërpunimit, sektorë të cilët janë pjesë e një reforme ristrukturimi
Presidenti i KE-së, Juncker ka kundërshtuar Presidentin Trump, duke thënë se: "Bujqësia është jashtë diskutimeve tregtare mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, në të kundërt marrëveshja do të ishte pothuajse e dështuar". Trump tha të enjten para fermerëve amerikanë: “Ne do të hapim Evropën për ju fermerë”, një ditë pas njoftimit për një lloj “armëpushimi” të luftës tregtare me Evropën.
Pas inspektimeve të bëra nga shërbimi veterinar, Drejtoria e bujqësisë në qarkun e Elbasanit ka mbyllur tregjet e bagëtive në Peqin e Gramsh. Shkak është bërë mungesa e kushteve higjeno-sanitare dhe mos respektimi i kushteve të sigurisë ushqimore. Pas kontrollit është konstatuar se këto tregje nuk plotësojnë as kushtet minimale për të ofruar shërbimin e shitjes së gjësë së gjallë.
Stuhia e pasdites së të hënës, e shoqëruar me reshje të dendura shiu e breshëri, ka lënë pasoja në fshatrat e Matit. Rreth 600 banorë në njësinë Administrative Rukaj janë izoluar për shkak të shkatërrimit të një ure, ndërsa dëme të mëdha ka edhe në bujqësi. Bashkia Mat thotë se ka marrë masa provizore për të rikthyer dhe evidentuar të gjithë pasojat.
Administrata Trump ka ofruar një ndihmë emergjence prej 12 miliardë dollarë që do të shkojë për fermerët amerikanë të prekur nga hakmarrja ndaj tarifave doganore amerikane, duke pranuar në këtë formë dëmet e para të shkaktuara nga konflikti tregtar. Sekretari amerikan për Bujqësinë, Sonny Perdue bëri me dije se kjo shumë do t’i akordohej fermerëve në vështirësi nga “shpagimi për tarifat e paligjshme”.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe specialistë të Agjencisë së Shërbimeve Publike inspektuan punën që po bëhet për të shpëtuar Fushën e Elbasanit nga përmbytjet, por edhe nga degradimi cilësor i saj. Balla tha se për 27 vjet nuk ishte vënë dorë për pastrimin e kanaleve, duke bërë që çdo vjeshtë-dimër këto toka të përmbyteshin.
Trego më shumë