Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Emergjenca Civile njoftoi se në fshatin Mushqeta, afër tunelit të Krrabës, zjarri ra në një zonë me shkurre dhe dushqe. Forcat e zjarrfikëses, me mjete, të mbështetur dhe nga forca të Ushtrisë si dhe një helikopter, punuan gjithë kohën duke lokalizuar zjarrin. Operacioni është në vijim edhe ditën e sotme. Në Landfillin e Sharrës po ashtu ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.
Katër familje në zonën e Ulëzës kanë që mbrëmë që luftojnë flakët e zjarrit. Për shkak të terrenit të thyer malor dhe të largësisë së zones, shuarja është e pamundur nga forcat zjarrfikëse. Vetëm nga rruga nacionale për të shkuar në vendin e zjarrit, duhet të ecësh tre orë në këmbë. Zjarri është rreth 10 metra afër banesave. Sipas banorëve, bagëtitë nuk i shikojnë dot për shkak se janë të bllokuar.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 14 vatra zjarri në disa qarqe si: Dibra, Lezha, Tirana, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Berati, Durrësi, Korça. Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 98 punonjës zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse, 140 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, vullnetarë, punonjës të Pyjores, të Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura dhe helikopterë.
Stafi gjerman, me një eksperiencë të gjatë në operacione të vështira, gjatë gjithë ditës së djeshme ka punuar për të vënë nën kontroll dhe për të shuar flakët e rëna në zona të ndyshme të Shqipërisë si: në Ulëz, në Krrabë të Elbasanit, në Mat, në malin e Skënderbeut, në Shën e Premte, në fshatin Mushqeta, dhe në malin e Dajtit. Ky aksioni i ndërmarrë nga kompania “VIVA” është vlerësuar nga Emergjencat Civile.
Në spitalin rajonal të Gjirokastrës, janë shtruar 3 persona të prekur nga atraksi pas konsumimit të mishit të bagëtive që mbartnin këtë sëmundje. Antraksi ose sëmundja e plasjes siç njihet ndryshe, në gjuhën popullore, është një sëmundje e sektorit veterinar, transmetimi i saj nga kafsha tek njeriu përbën një një nga shqetësimet më të mëdha të ekspertëve të shëndetit.
Deri në 2050, prodhimi i energjisë nga hidrocentralet në Shqipëri pritet të bjerë me rreth përkatësisht, 15% dhe 20%, për shkak të rënies me 20% të shirave në stinën e verës deri në 2050. Alarmin e dha Ministria e Bujqësisë në draftstrategjinë për menaxhimin e integruar të burimeve ujore. Strategjia e cila aktualisht është në proces diskutimi ka marrë në konsideratë të dhëna të mëparshme nga Banka Botërore.
Tepelena është vënë në alarm për zjarret e rëna, ku prej mesditës së sotme në fshatin Zharre rrezikohen edhe zonat e banuara si dhe disa stane që ndodhen në afërsi. Situata është shqetësuese sepse zjarri riaktivizohet herë pas here. Gazetarja e Ora News, Entjola Bundo tha se është kërkuar ndërhyrje shtesë nga forcat e ushtrisë pasi shërbimi zjarrfikës në Tepelenë ka në dispozicion vetëm një zjarrfikëse.
Në një nga masivet pyjore të Librazhdit, Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe zjarrfikësit po punonin për të shuar zjarrin, kur në qiell janë grumbulluar retë dhe pikërisht në atë vend ka rënë një shi i rrëmbyer. Fenomeni i çuditshëm natyror ka ndodhur dje rreth orës 16.30 në pyllin e fshatit Rrajcë, një pyll me drurë ahu 300 vjeçarë, që u shpallën pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës para pak javësh.
Temperaturat e larta po shkaktojnë zjarre në të gjithë vendin dhe situata është tepër alarmante. Forca të shumta zjarrfikëse, të ushtrisë dhe të policisë janë angazhuar në operacione për shuarjen e flakëve. Raportohet se një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Veliqot të Tepelenës. Nga zjarri rrezikohen disa banesa në fshat, ndërkohë që në ndihmë të banorëve kanë mbërritur automjetet zjarrfikëse.
Vijon të jetë problematike situata nga zjarret. Vetëm në 24 orët e fundit në të gjithë vendin shënohen 9 vatra zjarri. Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar punonjës zjarrfikës, automjete zjarrfikëse, Forcat e Armatosura të Ushtrisë, punonjës vullnetarë, të Pyjores dhe nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur edhe nga helikopterë.
Trego më shumë