Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Flakët e zjarrit që kanë përfshirë prej disa ditësh të gjithë vendin po rrezikojnë ndjeshëm edhe Kishën e Laçit. Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë raportuar ditën e sotme për zjarrvënie në këtë vend. Një nga banorët e zonës thotë se nëse flakët vijojnë me këtë intensitet dhe nëse nuk ndërhyhet, rrezikon të digjet edhe kisha.
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte dhe pisha të buta në kodrat e Ardenicës të Lushnjes. Mësohet se forcat zjarrfikëse të Lushnjes, janë angazhuar për të vënë zjarrin nën kontroll ndërkaq në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe zjarrfikëse nga qyteti i Fierit dhe Patosit.
Në 24 orët e fundit, në tetë qarqe të vendit, Tiranë, Vlorë, Durrës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Gjirokastër, zjarret rrezikojnë sipërfaqe të tëra me pyje e vreshta. Sipas Emergjencave Civile janë ende aktive 15 vatra zjarri. Në operacione janë angazhuar 125 punonjës zjarrfikës, 21 automjete zjarrfikëse, 160 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, mbi 60 punonjës vullnetarë dhe helikopterë.
Pas 20 vjetësh, 400 familje të fshatit Sop në Dërmenas të Fierit do të kenë rrugë të shtruar. Rruga prej 1.5 kilometrash ka nisur të rregullohet nga bashkia e Fierit. Fshati Sop është rreth 4 km larg zonës turistike të Apolonisë dhe rruga në fjalë ka qenë gjithmonë e rrënuar. Shtrimi i rrugës ka rëndësi të madhe për banorët pasi aty kalojnë fermeret për në tokat e tyre apo shitur prodhimet në treg.
Dhjetra hektarë në Fushën e Korçës, të mbjella me kulturat e stinës janë shkatërruar plotësisht nga breshëri. Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu të pasuara nga breshëri, që mundi dhe puna e një viti të shkojë dëm për fermerët e Vashmisë dhe Lumalasit. Prodhimet e dëmtuara, kryesisht zarzavate, kanë qenë në fazën e vjeljes, duke bërë që fermerët këtë verë të mos nxjerrin në treg asnjë produkt bujqësor.
Një 47-vjeçar ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se Bilbil Zaimi, banues në fshatin Metaj akuzohet se në datën 23 korrik ka djegur 6 dynym bar tërshëre dhe 30 rrënjë pemë frutore të shtetasit M.L, 66 vjeç, banues në fshatin Libofshë.
Sërish përplasje më Erion Braçes dhe Edmond Panaritit. Braçe ka deklaruar se bujqësia është në emergjencë, pasi fermerët shqiptarë u mbytën me çmime nën kosto duke shigjetuar kështu ministrin e LSI-së, Edmond Panariti që drejton Ministrinë e Bujqësisë. Panariti i kundërpërgjigjet me argumentin se në Shqipëri fermerët financohen 5 herë më pak se në Kosovë dhe për këtë s’ka faj ministria.
Ministria e Bujqësisë, këtë periudhë është përfshirë në një proces intensiv të dhënies me qira të tokave shtetërore privatëve, për ferma kafshësh apo bimëshnë. Muajt e fundit numri i sipërfaqeve të dhëna eshtë rritur dukshëm. Sipas MB-së, nga mesi i korrikut deri në 18 gusht do të organizohen ankandet që synojnë të japin 147 ha tokë bujqësore me qira, në zonën e Pogradecit, Lushnjës, Fierit dhe Beratit.
Trego më shumë