Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Në ambientet e Kryeminstrisë u zhvillua mbledhja për projektin “100 Fshatrat”. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama u shpreh: “Ne mbështesim çdo përpjekje për investime me para në dorë. Takimi zhvillohet si harmonizim përpjekjesh mes Qeverisë qendrore dhe Qeverive lokale”. Ai kritikoi Bashkitë për më shumë vëmendje ndaj fshatit dhe agroturizmin, jo vetëm ndaj infrastrukturës.
Të gjitha perimet që hyjnë në Kosovë, tani e tutje do të duhet të paguajnë një masë të përkohshme prej 30% të vlerës doganore. Kjo masë është caktuar nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 18 korrik. Këto perime importohen në Republikën e Kosovës në sasi aq të mëdha dhe në ato kushte të cilat kërcënojnë t’u shkaktojnë dëm serioz prodhueseve të perimeve në vend.
Kryeministri Rama ka deklaruar se 100 fshatra në vendin tonë do të kthehen në destinacione të mirëfillta turistike. Duke folur ditën e sotme gjatë nënshkrimit të marrëveshjes “100 fshatrat”, ai tha se do të krijohet një rrjet bashkëpunimi mes Qeverisë dhe botës universitare, për projektet e Programit Kombëtar të Rilindjes Rurale. Sipas tij, e gjithë Qeveria është e fokusuar në këtë proces.
Parlamenti miratoi paketën fiskale, e cila parashikon uljen e tatim-fitimit nga 15% në 5% për bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë në vit. Zbatimi i kësaj mase nis nga 1 janari i 2019-s. “Me këto lehtësira, 91% e bizneseve në Shqipëri e kanë tatim-fitimin 0 ose 5%”, deklaroi Ministri Ahmetaj. Edhe për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, shkalla e tatimit mbi fitimin bëhet 5%.
Në Komisionin e Ekonomisë kaloi në parim ulja nga 15% në 5% e tatim-fitimit për bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë në vit. Zbatimi i kësaj mase nis nga 1 janari 2019. Pra për një ndërmarrje e cila realizon xhiro vjetore 14 milionë lekë, tatim-fitimi ulet nga 315 mijë lekë që është sot në 105 mijë lekë. Edhe për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, shkalla e tatimit mbi fitimin bëhet 5%.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së, në kuadër të promovimit të produktit shqiptar të prodhuar në zonat malore, shpalli konkursin për përzgjedhjen e logos promocionale. Lançimin e këtij konkursi grafik e bëri të ditur vetë Ministri Peleshi gjatë takimit me gratë e fshatit Qelëz, të zonës së Pukësku ishte e pranishme edhe Ambasadorja Vlahutin.
Nga qarku i Lezhës, në prani të Ambasadores Vlahutin dhe përfaqësuesve të ndryshëm të huaj, Ministri Peleshi ka deklaruar se tashmë në ndihmë të gjithë bujqësisë shqiptare do të jetë edhe “Fondi i garancisë për kreditë rurale”, finacuar nga BE, KfW dhe Qeveria e Shqipërisë, fond i cili do të shtohet me 5 milionë euro te tjera. Fondi shërben si mjet besimi për bankat, për të mbështetur me kredi këtë sektor.
Gjatë një takimi të zhvilluar në fshatin Vreshtas, në qarkun e Korçës, Ministri Peleshi u ka sugjeruar fermerëve të përqëndrojnë investimet e tyre në agroturizëm. Peleshi ka nënvizuar se tashmë Qeveria ka miratuar edhe lehtësira fiskale në këtë fushë. Ai theksoi se TVSH-ja u bë nga 20% në 6%, ndërsa taksa e tatim-fitimin, nga 15% që e ka një ndërmarrje normale, u bë 5%.”
Vit pas viti, fermerët e Fierit e Mallakastrës po i largohen kultivimit të grurit dhe po orientohen drejt kulturave të tjera më fitimprurëse. 1200 hektarë tokë më pak u kultivuan këtë vit. Sipas fermerëve, prodhimi është i ulët dhe cilësia e dobët, pasojë kjo e përmbytjeve të vitit të kaluar dhe thatësira që karakterizoi pranverën. Në vend të grurit, fermerët po kultivojnë tërshërë, si kulturë më fitimprurëse.
Breshëri dhe erërat e forta kanë mbuluar fshatin Panaja të Vlorës. Breshëri ka dëmtuar të mbjellat, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Fermerët e këtij fshati shprehen se breshëri ka dëmtuar vreshtat me rrush, ullinj, frutikulturë dhe pemtari. Banorët janë tepër të shqetësuar nga kjo situatë dhe kërkojnë që të evidentohen dëmet dhe të bëhet kompesimi i tyre nga strukturat përkatëse.
Trego më shumë