Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, gjatë takimeve me fermerët në Durrës, ka garantuar se produktet shqiptare janë brenda normave përsa i përket përdorimit të pesticideve. Sipas tij, këtë e tregon edhe rritja e eksporteve. “Nuk është e vërtetë që të gjithë fermerët tanë përdorin metoda apo substanca të palejuara”, ka theksuar ai.
Gramoz Ruçi ka qenë sot i pranishëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në kuadër të panairit të karrierës. Teksa vlerësoi të rinjtë për zgjedhjen e këtij profesioni, Ruçi tha se fuqia e këtyre diplomave është ende e vogël për tregun. Ai ka deklaruar se Kuvendi dhe Qeveria do të financojnë 25 miliardë lekë për zhvillimin e zonave rurale, rritjen e aksesit në tregje dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Rreth 6 mijë fermerë kanë aplikuar pranë Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural për të përfituar nga Skemat Kombëtare Mbështetëse të Buxhetit të Shtetit. Drejtoresha e këtij instituticioni Frida Krifca pohoi se këtë vit fermerët janë asistuar edhe nga studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Sipas saj, Qeveria do të shtojë burimet njerëzore për t'ju ardhur në ndihmë banorëve.
Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në treg për blerjen e monedhës europiane po vijon që të japë efekte në rimëkëmbjen e euros. Prodhuesit e bimëve mjekësore vlerësojnë ndërhyrjen e BSH-së ndërsa shprehen se vetëm në 5 muaj dëmi që pësuan arrin në miliona euro. Presidenti i Shoqatës së Prodhuesve të Bimëve mjekësore, Filip Gjoka kërkoi nga qeveria më shumë mbështetje për këtë industri.
Ministri Peleshi, i pranishëm në dëgjesën publike në Shëngjergj, ka deklaruar se reforma e nisur në shërbimin veterinar është shumë e domosdoshme. Sipas Ministrit, projekti do të japë mundësinë e një funksionimi sistemit zinxhirit të sigurisë ushqimore, nga ferma në tavolinat tona. Peleshi theksoi se kjo reformë do të ketë impakt në punësim, pasi çdo njësi administrative do të ketë të paktën një veteriner.
Sali Berisha ka publikuar në FB, një mesazh të një fermeri. Ky i fundit i shkruan Berishës se në Njësinë Administrative Mollaj, në Korçë, fermerët po presin të mbjellat, pasi sipas tij Ministri Peleshi nuk interesohet për Njësinë. "Kjo është drama e fermerëve shqiptarë", shkruan Berisha, teksa ka publikuar edhe një video ku shihet një person që pret pemët.
Vitin e kaluar, sipas të dhënave të shoqatës së bletërritësve, rreth 40 % e koshereve të bletëve u dëmtuan, ndaj bletërritësit të mbledhur në Lezhë i kërkuan Ministrit të Bujqësisë mbështetje konkrete për sektorin. Ndaj Peleshi paralajmëroi se së shpejti Shqipëria do t'i bashkohet një vendimi të KE-së për ndalimin e tre pesticideve. Ai u premtoi bletërritësve që do të marrin 10 mijë lek për çdo koshere.
Ish-sekretari i MBZHR, Vojo Bregu ka reaguar ndaj ecurisë së programit për fondin prej 93 milionë Euro për bujqësinë. Përmes një postimi në FB, Bregu shkruan se qeveria Rama, ndryshte nga të gjitha qeveritë e mëparshme, nuk ka asnjë meritë për zbatimin e këtij fondi. Ish-sekretari i Përgjithshëm thotë se kjo ndihmë mund të lëvrohet vetë, me ndihmën e stafit të trajnuar dhe specializuar.
Ministri Peleshi, së bashku me deputetë të zonës dhe përfaqësues të ndryshëm lokale, u bënë pjesë e festës lokale të zhvilluar në Rehovë të Kolonjës. Ky fshat është pjesë e programit "100 fshatrat". Për Mnistrin, aktivitete të tilla janë pjesë e një modeli të ri të një zhvillimi rural që shteti shqiptar po ndjek, që do të thotë një politikë e thjeshtë, e drejtëpërdrejtë dhe jo ajo e fjalëve të mëdha.
Ministri Blendi Klosi mori pjesë në festën e luleshtrydhes në Frakull të Fierit, ku theksoi se çdo aktivitet që promovon produktet simbol të zonës, kulinarinë, traditat, kulturën dhe natyrën shqiptare, është një formë e mirë e promovimit dhe zhvillimit të turizmit, jo vetëm për turistët vendas, por edhe të huaj. Klosi u shpreh se festa të tilla do të organizohen gjatë gjithë sezonit.
Trego më shumë