Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ministri Peleshi ka vijuar turin e llogarindhënies me banorët e Dvoranit, në qarkun e Korçës. Gjatë fjalës së tij, Peleshi bëri të ditur se 90 % e fermerëve aplikues janë fitues paraprake. Ai ka deklaruar se sapo është mbyllur thirrja dhe gjysma e grantit prej 20 milionë euro të skemës kombëtare financiare të subvencioneve shkon për fermerë e blegtorë dhe gjysma tjetër për agropërpunim.
Ministri Peleshi bëri të ditur nga Korça se Thirrja e Parë e programit IPARD do të hapet brenda Majit, duke i kërkuar fermerëve dhe agropërpunuesve të aplikojnë. Peleshi theksoi se programi "100 fshatrat" do të lejojë që gjatë këtij 4 vjeçari të ndërhyhet në këto fshatra të përzgjedhura dhe të ndryshojnë në infrastrukturë, shërbime etj. Ai shtoi se janë parashikuar 400 takime për programin e llogaridhënies.
Nga qyteti i Lezhës, Kryeministri ka njoftuar uljen së shpejti të taksës në vetëm 6% për biznesin e agro-turizmit. Skema që do të aplikohet do të jetë e ngjashme me atë për hotelet me 4 dhe 5 yje. Rama foli më tej për investimet në infrastrukturë, ku renditi 3 projekte rrugësh për zonën e plazhit të Shëngjinit, pra rruga lidhëse, projekti i autostradës Milos-Balldren dhe rruga strategjike Shëngjin-Velipojë.
Kultivimi i patateve në Kukës, ndoshta me famshmja ne tregjet shqiptare për fermerët në verilindje të vendit, vijon të mbetet shqetësim prodhimi dhe shitja e tyre si pasojë e mungesës së tregut. Shqetësimi mbetet pa zgjidhje prej vitesh tashmë, ndaj siç konfirmojnë në zyrat e bujqësisë, fermerët po ulin kultivimin vit pas viti.
Eksportet dhe prodhimi bujqësor në qarkun e Fierit për tre mujorin e parë të vitit kanë shënuar rënie me 2 mijë tonë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Ekspertët e bujqësisë, thonë se kjo ka ndodhur për shkak të kushteteve atmosferike që shoqëruan fundin e vitit të kaluar dhe muajt e parë të vitit 2018. Rreth 5000 ha tokë bujqësore dhe sera u dëmtuan gjatë periudhës së përmbytjeve në Fier.
Shtetet anëtare të BE-së kanë votuar në favor të një ndalimi pothuajse të plotë të insekticideve “neonicotinoide” në të gjithë BE-në. Studimet shkencore thonë se ka lidhje mes përdorimit të këtyre insekticideve dhe uljes drastike të numrit të bletëve të mjaltit, bletëve të egra dhe llojeve të tjera të insekteve. Disa grupe bujqësore e kanë kundërshtuar këtë veprim, duke thënë se shkenca mbetet e pasigurt.
Dy projekte të rëndësishme nisin brenda vitit për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore, projekte të Bankës Botërore, me vlerë 23 mln euro. Lajmi u bë i ditur nga vetë Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi. "Falë këtij projekti, sot kemi të sistemuara dhe rehabilituara rreth 24300 ha tokë bujqësore në gjithë vendin dhe priten të shtohen edhe 16500 ha tokë në Lushnjë, Konispol, Kuçovë, Maliq dhe Has", tha ai.
PD dhe LSI kanë rrëzuar projekt vendimin e taksës së pronës në këshillin bashkiak. Me 23 vota pro dhe 16 kundër ky projektvendim i paraqitur nga Bashkia për taksën e pronës nuk arriti të miratohej. Opozita ka deklaruar se VKM e Prillit për taksën rëndon xhepat e të gjithë qytetarëve, por kryesisht banorëve të fshatit. LSI propozoi që taksa të ulej me 30%, por kërkesa nuk u mor parasysh.
Ministri Peleshi ka zhvilluar një vizitë në një sektor të përpunimit të peshkut dhe akuakulturës në Vlorë. Ky takim u zhvillua për informimin e biznesit, dhomave tregtare, fermerëve dhe agropërpunuesve lidhur me skemën IPARD-it, 2 masa të cilat do të vihen në zbatim në Maj. “Masa e parë përfshin investime në fermë, ndërsa e dyta investime në përpunim, agropërpunim e përpunimin e peshkut”, ka cituar ai.
Në konferencën për shtyp në përfundim të mbledhjes së Qeverisë në Fier, Kryeministri Rama u ka bërë thirrje fermerëve që të bashkohen sepse "është në interesin e çdo fermeri që të bashkohen dhe në interesin e ekonomisë së tyre dhe interesin e ekonomisë kombëtare". Ndër të tjera, Rama theksoi se "do të ketë ulje në 6% të TVSH për të gjithë ata që do të ndërmarrin nisma në agro-turizëm”.
Trego më shumë