Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka njohur nga afër fermerët me masat e mbështetjes financiare të skemës kombëtare për kulturat arrore. Gjatë vizitës një ditore në Gjirokastër, Peleshi vizitoi një fermë të mbjellë me arra, ku theksoi edhe njëherë rëndësinë për të aplikuar në këtë skemë, pasi ajo ofron mundësi të shumta për rritje dhe zgjerim të aktivitetit.
Bashkia e Tiranës dhe AZHB kanë zhvilluar një bashkëbisedim me fermerë në Farkë, ku prezantuan mundësitë e përfitimit nga skemat kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, për të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe agrobiznesit. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se kjo është mundësi e mirë për zhvillimin e bujqësisë dhe agroturizmit në zonat rurale të Tiranës.
Vetëm në ditën e parë të hapjes së aplikimeve për financimet në bujqësi, kanë shfaqur interes rreth 400 fermerë, ndërkohë që deri në fund të afatit, priten rreth 15 mijë aplikime të tjera. Ndërsa Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca ka theksuar se në ndër problematikat e hasura në terren është mungesa e çertifikatës së pronësisë mbi tokën.
Bllokohet autostrada Levan-Tepelenë nga kultivuesit e luleshtrydheve në fshati Kafaraj. Rruga është bllokuar në shenjë proteste për dëmshpërblimet që ata nuk i kanë marrë për dy përmbytjet e fundit. Fermerët kërkojnë paratë dhe zgjidhjen e problemit në këtë zonë, e cila sipas tyre përmbytet për shkak të ngushtimit të urës së ndërtuar në autostradën Levan- Vlorë.
Projekti i ri USAID dhe CBS, “Brand Albania” ka si qëllim krijimin e një trupe kombëtare për një markë të unifikuar të produkteve bujqësore autentike shqiptare dhe integrimin e tyre në nisma për turizmin. Ky projekt do shërbejë për të promovuar produktet autentike shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Ky është një projekt unik i cili ndërthur bujqësinë dhe turizmin, dy sektorë që USAID i mbështet prej kohësh.
Banka Botërore ka miratuar një shtesë financimi për projektin e Burimeve Ujore dhe Ujitjes në Shqipëri. Financimi prej 26.8 mln dollarë është shtesë e projektit ekzistues. Komponenti i parë i projektit është ai i rehabilitimit të digave, sistemeve të kullimit dhe ujitjes, i dyti mbështetja institucionale për ujitjen, i treti mbështetja institucionale për menaxhimin e burimeve ujore dhe i fundit është zbatimi.
Skema e qeverisë që fton fermerët të aplikojnë për fonde mbështetëse, mund të dështojë pasi dokumenti i vetëm që kërkohet nga fermerët, pajisja me NIPT, nuk plotësohet nga rreth 90% e tyre. Eskpertët e agrobiznesit sqarojnë, se së pari duhen inkurajuar fermerët të legalizohen, duke i orientuar ata paraprakisht.
Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë fermerët, pasi shumë shpejt do të nisin aplikimet për të përfituar nga subvencionet. Përmes një postimi në "FB", Rama theksoi se duke nisur nga data 28 Shkurt do të nisin aplikimet. "Të gjithë fermerët me NIPT mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare për projektet e tyre, pa asnjë dokument shtesë", shkruan Rama.
Sot në një takim me Ministra dhe drejtues vendorë të këtij qarku, Kryeministri i vendit foli edhe për subvencionimin e fermerëve në të gjithë vendin. Rama premtoi mbi 100 mln euro mbështetje për fermerët, para këto nga buxheti i shtetit dhe nga fondi i KE-së, i përfituar për herë të parë. Gjithashtu ai theksuar se kërkohet që shpenzimi i tyre duhet të bëhet sipas skemave të hartuara nga Ministria e Bujqësisë.
Mbi dymijë hektarë tokë llogaritet se ndodhen nën ujë në fshatin Podgoria të Korçës, gjë që ka ngritur në protestë fermerët e zonës. Ato janë shprehur se shkak është bërë mospastrimi prej vitesh i kanaleve kulluese duke shkaktuar dëm tek të mbjellat. Të indinjuar, kanë pohuar se janë taksapagues të rregullt dhe se kërkojnë dëmshpërblim pasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër përveç tokave bujqësore.
Trego më shumë