Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se më 1 nëntor do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend dhe do të kërkohet vendosja e vijës së kuqe në dialogu me Serbinë. Ai tha se askush nuk ka mandat të negociojë për territoret e Kosovës, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë partive politike në Kosovës të marrin pjesë në seancën e thirrur prej tij.
Presidenti Meta vizitoi Qendrën Evropiane “Xhorxh Marshall” në Garmish si i ftuar nderi për të folur mbi çështjet e sigurisë dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit. Një ndër temat për të cilat foli Kreu i Shtetit ishte Kosova, ku prerazi dhe qartë deklaroi se është kundër ndryshimit të kufijve pasi kjo gjë do të cenonte sigurinë e rajonit.
Më 11 nëntor, në Paris do takohen Presidenti Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Thaçi besohet se do ketë takim edhe me Presidentin Macron. Në Paris, sipas burimeve që citon RTV21, do diskutohet për dialogun mes dy vendeve, si dhe idetë e reja të të dy Presidenteve, korrigjimi i kufijve dhe njohja e eventuale e Serbisë ndaj Kosovës.
Presidenti Putin ka paralajmëruar për një garë të re armatimesh, nëse Amerika tërhiqet nga traktati i armëve bërthamore. Putin theksoi se Rusia do të përgjigjet “në të njëjtën natyrë” ndaj çdo rakete të re amerikane në Evropë. Putin paralajmëroi vendet evropiane, që mund të jenë stacione dislokimi të raketave amerikane me rreze të mesme veprimi, se do të jenë në shënjestër të arsenalit bërthamor rus.
Presidenti Trump ka paralajmëruar se SHBA do ndërtojë arsenalin e saj bërthamor për të ushtruar presion mbi Rusinë dhe Kinën. Duke folur për gazetarët, Trump përsëriti se Rusia ka shkelur traktatin e armëve bërthamorë të vitit 1987 Intermediate-Range Nuclear Forces, INF, një traktat nga i cili ka kërcënuar të largohet. Rusia ka paralajmëruar se do të reagojë nëse SHBA prodhon më shumë armë.
Ankaraja i është kundërvënë sërish Athinës, pas deklaratave të Ish-Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, i cili ndërsa dorëzonte mandatin tha se Greqia do të zgjerojë vijën e saj bregdetare nga 6 në 12 milje, duke filluar nga ishulli Otonos e deri në Kythira. Ministri i Jashtëm Cavusoglu, ka bërë të qartë se Ankaraja nuk do të lejojë zgjerim të ujërave greke në asnjë pjesë të detit, as në Jon dhe as në Egje.
Ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison ka deklaruar se SHBA është e gatshme të kapi dhe të rrëzojë raketat ruse, me rreze të mesme veprimi, të vendosura në kundërshtim me traktatin e INF që mund të prekin vendet e NATO-s në Evropë ose Alaskën në Amerikë. Traktati INF është arritur në vitin 1987 mes SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik, trashëguese juridike e të cilit është Rusia.
Pasi Kuvendi i Kosovës miratoi dje tri projektligje për FSK-në, projektligje këto që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës, ka ardhur menjëherë reagimi nga pala serbe. Ministri i Vulin, ka pohuar se ushtria e Kosovës po krijohet për të kërcënuar serbët dhe Serbinë. Sipas tij, përderisa Rezoluta 12/44 është ende në fuqi, shteti i Kosovës nuk mund të krijojë ushtrinë e saj.
Ministri serb i Mbrojtjes, Vulin, i njohur për qëndrimet e tij pro ruse, reagoi ndaj ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili tha se Kosova është shtet i pavarur e sovran. Vulin ka pohuar se Ambasadori Scott ka harruar se Serbia nuk është koloni dhe nuk mund të shkelë dinjitetin e saj. Sipas tij, nëse ai do ta bënte një deklaratë të tillë para Vuçiç, do të dilte menjëherë nga ndërtesa e Qeverisë.
Patriariku serb, Irinej njihet për deklaratat e tij të forta kundër Kosovës. Ndaj edhe këtë herë ai ka provokuar, teksa i thur lavde Presidentit serb. Sipas tij, Vuçiç po lufton si luan për Kosovën, në kushte të pabarabarta. “Kisha, sipas natyrës së saj, nuk merr vendime politike dhe shtetërore, por ka të drejtë dhe madje edhe më shumë detyrë të tregojë kritere dhe vlera të përjetshme”, tha ai.
Trego më shumë