Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Lista Serbe po vazhdon ta kundërshtojë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës. Pavarësisht insistimit të institucioneve kosovare për formimin e ushtrisë së Kosovës, Lista Serbe po vazhdon ta kundërshtojë formimin e saj. Sipas kësaj force, formimi i ushtrisë së Kosovës do të ndikojë edhe në dialogun Kosovë-Serbi.
Arabia Saudite hodhi poshtë kërcënimin e Presidentit Trump për ta dënuar atë lidhur me zhdukjen e gazetarit saudit Xhamal Kashoggi, duke thënë të dielën se do të hakmerret me veprime më të mëdha ekonomike nëse Trumpi do të sanksiononte Rijadin. Sauditët kanë pohuar se akuza në fjalë është e pabazë.
Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës votimin e propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë. Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së deputetit të PSD-së, Visar Ymeri. “Ne jemi të interesuar që të ulemi bashkë dhe të tentojmë të paktën të përfarojmë qëndrimet sa i përket rezolutës. U bëj ftesë grupeve parlamentare që të diskutojmë për këtë rezolutë”, ka pohuar ai.
Zv/Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, çështjen e transformimit të FSK-së në Ushtri, e ka cilësuar si provokim nga ana e Prishtinës. Në një prononcim për mediat serbe, ai deklaroi se autoritetet kosovare duan që të shmangin ndryshimet kushtetuese me rastin e formimit të Ushtrisë. "Pse duhet të ketë Ushtri të Kosovës kur atje tashmë është KFOR”, ka cituar ai.
Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in ka thënë se është thjesht çështje kohe, përpara se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut të deklarojnë fundin e gjendjes së luftës në gadishullin Korean. Sipas tij, lufta ka përfunduar që prej vitit 1953, me një marrëveshje armëpushimi, por një traktat paqeje nuk është nënshkruar kurrë prej atëherë.
Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos theksoi edhe një herë se vetëm kur Shkupi të përfundojë me ndryshimet kushtetuese mund të anëtarësohet në NATO apo të fillojë negociatat me BE-në. Ai nënvizoi se sapo Shkupi të përfundojë këtë proces, Marrëveshja e Prespës do të shkojë për ratifikim në Kuvendin e Athinës.
Në total, 239 amendamente që janë përfshirë në raportin e këtij viti rreth Serbisë, të krijuar nga raportuesi i Parlamentit Evropian, David McAllister. PE pritet të fillojë krijimin e një teksti të raportit për Serbinë, që pritet të përfshijë edhe një amendament të kompromisit në lidhje me korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, raporton “Tanjug”.
Rona Nishliu e ka provuar skenën e festivalit europian kur përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012. Me këngën “Suus” arriti të renditet në vendin e pestë, por tani po përpiqet sërish për këtë sukses. Këtë herë jo më në emër të Shqipërisë, por të Kosovës. Me anë të një postimi në Instagram, postoi një koment të shkruar në Twitter, konfirmoi përpjekjet e saj për futjen e Kosovës në Eurovision.
SHBA ka reaguar pas vendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për të hequr disa sanksione ndaj Iranit. Këshilltari i Presidentit amerikan për sigurinë, John Bolton e ka vlerësuar vendimin e Gjykatës si "të instrumentalizuar politikisht dhe joefektiv". "SHBA nuk do të rrijë duarkryq, kur Haga merr vendime të pajustifikuara dhe kur aty ngrihen akuza të motivuara politikisht kundër Amerikës", thekson ai.
Presidenti Putin ka pohuar se zona e çmilitarizuar në Idlib të Sirisë, ishte e efektshme dhe se nuk janë planifikuar veprime të mëdha ushtarake në rajon. “Unë kam çdo arsye të besoj se do t’i arrijmë qëllimet tona”, ka cituar ai duke iu referuar zonës së çmilitarizuar të ngritur nga Rusia dhe Turqia në Idlib, dhe kjo do të thotë që nuk priten veprime ushtarake në shkallë të gjerë”.
Trego më shumë