Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkoi nga Moska që të dëshmojë se është duke vepruar në përputhje me një marrëveshje për reduktimin e armëve bërthamore, për shkak të shqetësimeve që ka shkaktuar një sistem i ri raketor rus. Washingtoni është ankuar se sistemi për hedhjen e raketave nga toka, i zhvilluar nga Rusia, shkel Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme.
Gjatë fjalës së tij në konferencën “Serbët dhe Shqiptarët, në cilin drejtim?”, Ministri Bushati pohoi se janë ndërmarrë hapa pozitive për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se do ketë pika të përbashkëta mes dy vendeve për pakicat kombëtare. Mes të tjerash ai citoi se Lugina e Preshevës është lënë në harresë nga Serbia dhe sipas tij, kjo është një e vërtetë e hidhur.
Kryeministrja Brnabiç deklaroi se për vazhdimësinë e dialogut Serbi-Kosovë ka tre pengesa: “Provokimet dhe ndërhyrjet e përhershme në veri, mos respektimi i marrëveshjeve të arritura si dhe deklaratat e vazhdueshme të Kryeministrit Rama për hapje të kufijve ndërmjet Shqipërisë e Kosovës”. Ajo ka nënvizuar gjithashtu se Serbia i ka përmbushur të gjitha ato që i ka nënshkruar në Bruksel.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Jeremy Hunt paralajmëroi Rusinë se do të paguante një çmim të lartë për veprimet e saj nëse përpiqet të frikësojë Britaninë dhe shkel rregullat ndërkombëtare. Britania ka akuzuar dy persona që thotë se janë oficerë të Shërbimi të Inteligjencës Ushtarake ruse (GRU) për sulmin me lëndë nervore ushtarake ndaj një ish-agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në Britani.
Ministri Lavrov ka pohuar se Moska ka nisur dërgimin e sistemit të raketave sipërfaqësore në Siri dhe paralajmëroi fuqitë perëndimore të përpiqen të ndihmojnë përpjekjet e OKB për t’i dhënë fund konfliktit. Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, është shprehur se sistemi do të dorëzohej te forcat e Presidentit Bashar al-Assad brenda dy javëve, pavarësisht kundërshtimeve të Izraelit dhe të SHBA-së.
Gjatë punimeve të Asamblesë së OKB-së në Neë York, Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i dhënë përkrahje atij që po zhvillohet aktualisht ndërmjet Presidentëve Vuçiç dhe Thaçi. “Rusia e përkrah zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë në përputhje me Rezolutën 1244 të KS-së”, ka cituar ai.
Grupi Parlamentar i AAK-së së Ramush Haradinaj e ka cilësuar politik arrestimin e deputetëve Shkumbin Demalijaj dhe Milaim Zeka. Sipas tyre kjo mund të jetë bërë me qëllim bllokimin e punës në Kuvend. AAK i ka bërë thirrje gjykatës që të lirojë deputetët, pasi kjo mund të ndodhë vetëm në një sistem totalitar.
Presidenti Thaçi, ka theksuar se ka marrë mbështetjen e plotë nga liderët botërorë për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si parakusht për një paqe të qëndrueshme në Ballkan. Në një komunikatë për media thuhet se, Thaçi dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini, kanë diskutuar për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministrja Brnabiç gjatë fjalës së saj në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara foli edhe për marrëdhëniet me Kosovën. Ajo u shpreh së Serbia në këto vitet e fundit po përpiqet të mbyllë kutinë e Pandorës, që u hap nga Prishtina. “Serbia është duke u munduar fort t'i lërë këto në të kaluarën dhe të rritet për t'u bërë më e përgjegjshme, dhe jo emocionale, krenare për fitoret dhe jo për humbjet”, ka cituar ajo
Nga mesnata, në Maqedoni nis heshtja zgjedhore para votimit të së dielës për referendumin që është konsideruar historik. Plot 1.8 milionë votues janë ftuar të deklarohen mbi marrëveshjen me Greqinë, që parashikon ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, gjë që do t’i jepte fund përplasjes 27-vjeçare me fqinjin jugor.
Trego më shumë