Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Qeveria e Kinës ka bllokuar një anije të Marinës amerikane të ankorohet në Hong Kong. "Anija sulmuese amfib “USS Wasp”, me një ekuipazh prej mbi 1000 marinarësh kishte planifikuar të ankorohej në portin e Hong Kongut muajin e ardhshëm", sipas asaj që deklarojnë dy zyrtarë amerikanë. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Pekini anulon vizitën e një luftanijeje amerikane në shenjë proteste.
Vuçiç ka vendosur që të fillojë një fazë të re në raportet me bashkësinë ndërkombëtare, që mund të quhet edhe si bojkotim i heshtur i Brukselit dhe Washingtonit. Vendimin e ka marrë Vuçiç, por e ka publikuar udhëheqësi i zyrës për Kosovën Marko Gjuriç, i cili pohoi se Brukseli duhet të presë pak për vizitën e ardhshme të Vuçiçit. Mësohet se ai nuk do të marrë pjesë as në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
Sot ka filluar aplikimi i valës së re të sanksioneve të SHBA ndaj mallrave kineze, njëherësh masa më e madhe në luftën e përshkallëzuar tregtare në mes të dy superfuqive. SHBA kanë vënë tarifa në vlerë të 200 mld $ ndaj produkteve kineze, për shkak të atyre që janë cilësuar si praktika të padrejta tregtare nga ana e Kinës. Ndërsa kjo e fundit ka vendosur është kundërpërgjigjur me tarifa që arrijnë në 60 mld $.
Shtetet e Bashkuara po impononojnë tarifa të reja në vlerë prej 200 miliardë dollarë të mallrave kineze, pasi përshkallëzon luftën e saj tregtare me Pekinin. Taksat më të larta të importit do të zbatohen në pothuajse 6 mijë artikuj, duke shënuar raundin më të madh të tarifave amerikane deri më tani.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së SHBA, Luis Almagro ka deklaruar në Kolumbi se nuk përjashtohet një ndërhyrje ushtarake në Venezuelë, si zgjidhje e krizës politike e sociale që jeton ai vend. Almagro ka cituar “shkelje e të drejtave të njeriut”, “krime kundër njerëzimit” të bëra nga Qeveria venezueliane kundër popullit të tij.
SHBA akuzuan Moskën për ndryshimin e një raporti të pavarur të Kombeve të Bashkuara, që fsheh implikimin e kompanitë ruse në shkeljen e sanksioneve kundër Koresë së Veriut. Ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley ka deklaruar se një version i ndryshuar i raportit ishte dorëzuar në Këshillin e Sigurimit të OKB këtë javë. “Ky është një precedent i rrezikshëm dhe një njollë në punën e panelit”, shtoi ajo.
Në një artikull me titull “Bota duhet ta ndalojë Asadin”, për gazetën amerikane “Wall Street Journal”, Presidenti Erdogan është shprehur se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij, teksa sulmi ndaj Idlibit vërehet në horizont. Në artikullin e tij, Erdogan ka vënë në dukje se Turqia në lidhje me çështjen e Idlibit ka bërë më shumë se mundësitë e saj.
Presidenti Vuçiç nuk tërhiqet nga vendimi për të vizituar fshatin Banjë në zonën e Drenicës në Kosovë, edhe pse Qeveria i anuloi lejen për shkak të protestave dhe bllokimit të rrugës nga qytetarët. Ai ka thënë se do përdorë rrugë dytësore për të shkuar në Banjë. Duke folur për protestën dhe bllokadën e rrugëve në Drenicë, Vuçiç tha se gjërat duhet të zgjidhen me fjalë.
Kryeministri Haradinaj ka bërë me dije se ka tërhequr lejen që Ministria e Jashtme i ka dhënë Presidentit Vuçiç për të vizituar zonën e Drenicës. Këtë njoftim Haradinaj e ka bërë të ditur në FB. “Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkruan Haradinaj.
Avionët luftarakë rusë kanë nisur sulme të reja ajrore mbi provincën siriane të Idlibit, pas dështimit të bisedimeve të zhvilluara në Teheran me synimin për të bllokuar ndërmarrjen e një ofensive ushtarake atje. Sulmet kanë shënjestruar pozicionet e kontrolluara prej rebelëve në jugperëndim të Idlibit, ka informuar Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë monitoruese e luftës civile.
Trego më shumë