Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
"Pas pësimeve në gjashtë luftëra gjatë shekullit të 20-të, Serbia nuk ka më popull e fëmijë për një luftë të shtatë. Kjo luftë e re do të ishte fundi i këtij vendi!", ka deklaruar akademiku serb, Dushan Kovaçeviç. Ai ka thënë se qëllimi i dialogut që zhvillojnë politikanët në emër të qytetarëve duhet të jetë pengimi i luftës në të cilën do të vriteshin fëmijët serbë.
Autoritetet izraelite kanë larguar përfundimisht detektorët e metaleve nga zona e shenjtë në Jeruzalemin Lindor, gjë që pritet të qetësojë protestuesit palestinezë që kanë zhvilluar demonstrata përgjatë javëve të fundit. Vendimi u mirëprit edhe nga udhëheqësit fetarë myslimanë. Pas bojkotit që zgjati për disa ditë me rradhë, ata bënë të ditur vendimin për t’iu rikthyer ritualeve të tyre.
Ka reaguar ashpër Ministria e Punëve të Jashtme greke, pas prishjes së disa ndërtimeve pa leje në Dhërmi. Greqia kujton se ndërtimi i shtetit të së drejtës dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave është e lidhur me mbrojtjen e pasurive të pjesëtarëve të minoriteteve, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave të BE-së si një prej kushteve të para për fillimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.
Miratimi i sanksioneve të reja kundër Rusisë nga Dhoma e Ulët e Kongresit kërcënon normalizimin e marrëdhënieve me Moskën. “Kjo që po ndodh nuk ka lidhje me drejtimin e duhur. Autorët dhe mbështetësit e këtij projektligji po bëjnë një hap shumë serioz në drejtim të shkatërrimit të perspektivave për normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Riabkov.
Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të nisë një sulm bërthamor “në zemër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” nëse Uashingtoni përpiqet të ndryshojë regjimin në vend, njoftoi sot agjencia zyrtare koreano-jugore e lajmeve, Yonhap. Kërcënimi thuhet se vjen si një përgjigje ndaj vërejtjeve të kreut të CIA-s, Mike Pompeo, i cili gjatë një fjalimi, javën e kaluar thuhet të ketë aluduar mbi ndryshimin e regjimit.
Pas deklaratave të anëtares së këshillit bashkiak të LSI-së, Elona Guri e cila tha se deputeti i PS-së, z.Xhemal Qefalia vjedh ujin e pijshëm në bizneset e tij ka reaguar ky i fundit duke u shprehur se "Elona mashtron dhe gënjen! Po pres ta vërtetojë publikisht. Nëse nuk e vërteton këtë, unë do ta padis për shpifje e disinformim publik! Nëse nuk e vërteton deri nesër, pasnesër e padis për shpifje."
Dhoma e Lartë e parlamentit rus i ka kërkuar Putinit të nisin sanksionet kundër Polonisë në rast se heq monumentet sovjetike. Polonia ka miratuar legjislacionin për t’u mundësuar autoriteteve të shkatërrojnë monumentet sovjetike, pasi ato janë konsideruar si reliket e një regjimi totalitar. Ministria e Jashtme ruse tha se heqja e monumenteve sovjetike do të shkelte marrëveshjen e trashëgimisë Rusi-Poloni.
Behxhet Pacolli dhe kompania e tij “MabCo Sontructions” ka paditur Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë. Padia e kompanisë në pronësi të Pacollit ka të bëjë me rastin e Hotel Grandit të cilin Pacolli e kishte blerë e më pas i ishte anuluar ky privatizim. Kjo temë ka qenë një ndër më të komentuarat në vitet e fundit në Kosovë, sa i përket skandaleve të privatizimit në vend.
Përgatiteshin për dasëm, por kanë hapur dyert e mortit. Familja Metallari në Bathore ka përcjellë sot në orën 11:00 drejt banesës së fundit, Myftar Metallarin, kryefamiljarin polic që u qëllua për vdekje nga djali i tij, Mirald Metallarin. Ai është shfaqur i penduar për krimin dhe ka deklaruar shpeshherë se nuk donte ta vriste të atin. Sipas tij, pas tre javësh, motra e tij e madhe martohej.
Erdogan në vendet e Gjirit për të ndërmjetsuar krizën mes Katarit dhe fqinjit të tij. Erdogan mbësht fortë Dohën, për shkak të lidhjes së tyre me Vëllazërinë Myslimane, e kundërshtuar ashpër nga Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, të cilat ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe vendosën sanksione mbi Katarin, duke e akuzuar atë si financues të terrorizmit. Doha mohon akuzat.
Trego më shumë