Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ish-Kryeministri Berisha ka takuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti. Gjatë takimit ata kanë diskutuar mbi çështjen e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Berisha tha se gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka dëgjuar ndonjëherë të vihen në diskutim kufijtë e Kosovës.Ai u shpreh se është një nga aktet më destabilizuese të rajonit përpjekja e Beogradit për Serbinë e Madhe,
Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka komentuar vizitën që do të zhvillojë sot (7shtator) në Kosovë homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç. Në një deklaratë për mediat, Thaçi u shpreh se respekton interesimin e Serbisë për të diskutuar me komunitetin serb mbi marrëveshjen e kufijve.Presidenti nënvizoi se kjo do të shërbejë që të mos krijohet frikë tek serbët në Kosovë si edhe do t'i shërbejë fqinjësisë së mirë.
Ka befasuar me deklaratën e tij ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç lidhur me vizitën e Presidentit Vuçiç në Kosovë. Ai deklaroi se kosovarët duhet ta harrojnë nëse mendojnë se mund të arrestojnë Vuçiç. Ai pohoi se shërbimet serbe nuk do të rrinë duarkryq gjatë vizitës së Vuçiçit duke aluduar për mundësinë e përsëritjes së skenarit ku u arrestua Marko Gjuriç.
Trump ka paralajmëruar se ka gati për miratim një varg të ri tarifash, që do të mbulonin virtualisht të gjitha mallrat kineze që hyjnë në SHBA, teksa Apple njoftoi se lufta tregtare mes Amerikës dhe Kinës do t’i bëjë produktet e saj më të shtrenjta për konsumatorët amerikanë. Paketa e tarifave me vlerë 200 miliardë dollarë është shumë afër miratimit ndaj importeve kineze në SHBA.
Shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka folur për takimet e ndara që zhvilloi sot me Presidentin Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Edhe pse dialogu është në një fazë të vështirë, Mogherini në një status në twitter, tha se bëson në përkushtimin e Thaçit dhe Vuçiçit për të arritur një marrëveshje.
Kryeministrja May ka thënë se Britania dhe aleatët e saj duhet të bëjnë më shumë për t’iu kundërvënë agjencisë ruse të spiunazhit të njohur si GRU. Paralajmërimi i Kryeministres erdhi pas identifikimit të dy agjentëve të agjencisë GRU, të dyshuar si përgjegjës për helmimin me lëndë nervore të ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në mars, në qytetin britanik Salisbury.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka bërë thirrje tek autoritetet e Prishtinës, që të mos mendojnë për ushtrimin e çfarëdolloj force ndaj Presidentit Vuçiç, pasi nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Serbia do të përgjigjet menjëherë. “Shqiptarët janë trima vetëm kur janë larg Vuçiç, por ndryshe janë kur paraqiten në negociata para kamerave”, ka thënë Ministri.
Një luftanije e Marinës së Mbretërisë së Bashkuar lundroi shumë pranë ishujve “Paracel”, të pretenduar nga Qeveria kineze. Ministria e Jashtme kineze ka reaguar, duke njoftuar se: “Veprimet e papërshtatshme të anijes britanike shkelën ligjet kineze dhe ligjin ndërkombëtar, duke shkelur kësisoj sovranitetin e Kinës. Kina e kundërshton me forcë këtë dhe i ka paraqitur një ankesë të ashpër palës britanike”.
Në prag të vizitës së Presidentit Vuçiç në veriun e Kosovës, komunat e kësaj pjese të vendit, të banuara me shumicë serbe, janë duke u përgatitur për pritjen e tij. Në vijim të bisedimeve në Bruksel dhe zgjidhjes së mundshme përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, serbët në veri të Kosovës po presin se çfarë do t’u komunikohet gjatë fundjavës së ardhshme.
Presidenti Erdogan ka deklaruar se: "Turqia nuk mund të përmbushë kërkesat e paligjshme të SHBA-së lidhur me rastin e klerikut të arrestuar, Endrus Branson. Qeveria do të respektojë sundimin e ligjit dhe SHBA nuk do të arrijë asgjë përmes kërcënimeve". Branson është arrestuar në Turqi nën dyshime për veprimtari të paligjshme kundër shtetit turk. SHBA ka kërkuar disa herë lirimin e tij.
Trego më shumë