Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryetar i Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi deklaroi se janë kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Sipas tij ideja e bashkimit me Kosovën po nxit emocione te banorët në Luginë dhe në këtë pikë të dialogut duhet të caktojë objektivat e veta. Mes të tjerash ai tha se ata nuk kanë kërkuar të japin Veriun dhe të marrin Luginën.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se duhet organizuar një konferencë ndërkombëtare që të arrihet zgjidhja e nyjës së Kosovës. “Si parakusht për një gjë të tillë do të ishte që qëndrimet e të dy palëve të përafroheshin, meqë, sikundër dihet, janë ende larg njërit-tjetrit”, deklaroi ai për mediat serbe.
"Evropa nuk po ndihmon në ruajtjen e marrëveshjes mbi programin bërthamor të Iranit". Kështu u shpreh Ayatollah Ahmad Jannati, një klerik i fuqishëm anti-perëndimor, njëkohësisht kreu i Asamblesë së Ekspertëve, një trupë me ndikim që mund të zgjedhë dhe shkarkojë udhëheqësin suprem, autoritetin më të lartë në Iran. Ai ka kërkuar negociata shtesë për çështjen e programit bërthamor.
“Mos provokoni një tjetër tragjedi në Siri”, ka qenë paralajmërimi që ka bërë sot Presidenti Trump ndaj regjimit të Bashar al-Assad, por edhe ndaj aleatëve, Rusisë dhe Iranit. Trump tha se Assad nuk duhet të sulmojë provincën Idlib, ndërsa shtoi se rusët dhe iranianët do të bënin një gabim serioz humanitar do të nëse merrnin pjesë në këtë tragjedi të mundshme njerëzore.
Ministria e Jashtme e Katarit konfirmoi se Shteti po ndjek me shqetësim të thellë raportet mediatike mbi aktet e spiunimit dhe piraterimit ndër vite, nga ana e Emirateve të Bashkuara Arabe, kundër personaliteteve të vendeve të tjera, përfshirë personalitete qeveritare të Katarit. Ministria e Jashtme e Katarit dënoi çdo përpjekje për shkeljen e privatësisë dhe cënimin e sovranitetit të shteteve.
Papa Françesku, në fjalimin e tij të përjavshëm, bëri thirrje ndaj të gjitha palëve të përfshira dhe që kanë ndikim në Siri, të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të ruajnë popullatën civile në rajonin e Idlib, që po perballet me sulme nga forcat qeveritare. Pas 7 vitesh luftë civile, Idlib dhe rajonet përreth janë ndër enklavat më të mëdha të kontrolluara nga rebelët kundër Presidentit Bashar al-Assad.
Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të vendosin vetë kufijtë e tyre. Kështu u shpreh Presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë një takimi me Kryeministrin Zaev. Ai tha se duhet të hiqen përgjithmonë urrejtjet 200 vjeçare mes një serbi dhe një shqiptari. Nga ana e tij, Zaev pohoi se për Kosovën nevojitet zgjidhje pozitive, ndërsa për stabilitetin në rajon, bashkëpunim mes të gjithë liderëve.
Presidenti Thaçi deklaroi se procesi i kërkimit të një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë bart me vete shumë rreziqe. Sipas tij nuk ka rrezik më të madh për Kosovën sesa të vazhdojë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull. “Është koha për marrëveshjen e madhe, historike, mes dy shteteve”, ka cituar ai.
Idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë nuk e mbështesin as vetë drejtues të komunës së Preshevës. Kryetari Shqiprim Arifi i përkrah më së shumti planet që kjo zonë të bashkohet me Kosovën, por jo një skenar i cili do të përfshinte që në këmbim, Serbisë t’i jepen pjesë të tjera të vendit.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Bahreini dhe Egjipti kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Katarin në qershor 2017. Një zyrtar saudit tha se Mbretëria po ecën përpara me një plan për të gërmuar një kanal që do ta kthente gadishullin e Katarit në një ishull. Plani, i cili do ta ndante fizikisht gadishullin e Katarit nga kontinenti saudit, është pika më e fundit e konfliktit.
Trego më shumë