Sot përkujtojmë në 19 vjetorin e vdekjes me nderim të thellë Pjetër Arbnorin, simbolin e qëndresës, të fjalës së lirë dhe të tolerancës demokratike.
Mungesa e tij vijon të ndihet, por emri dhe vepra e tij mbeten të gjalla në ndërgjegjen kombëtare. Ai është dritë për ata që ende besojnë në ideale, dhe pendesë për ata që e harruan gjatë gjalljes së tij.
I paharruar për demokratët, qëndrestarët dhe për të gjithë shqiptarët që e ndjejnë lirinë si amanet të shenjtë.
Lavdi kujtimit të tij.


