Dhuna mdaj personit nuk po kursen askënd, kemi njoftuar rrahjen e prindërve, nënës, babait, motrës, gruas por tashmë nipërit po rrahin edhe tezen. Kështu ka ndodhur në Korçë ku policia njoftoi se ka arrestuar një 34 vjeçari i cili ka rrahur keq tezen e tij pas një konflikti, pas denocimit të tezes ai u prangos nga policia.
Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij.


