Dy të rinj të moshës 25 dhe 19 vjeç përfunduan në komisariatin e Korçës mbrëmjen e djeshme pasi u konfliktuan me njëri tjetrin në bulevard. Njëri nga Floqi e tjetri nga Mollaj duket se kishin pasur inate të vjetra dhe sapo janë përballur me njëri tjetrin kanë nisur të grinden, sharjet dhe fyrjet kanë përfunduar edhe në shtyrje e goditje, pas njoftimit policia ndërhyri dhe i shoqëroi të rinjtë, ndërkohë që iu është komunikuar se nëse vijojnë me sherrin do ta pësojnë të dy sëbashku.
Njoftimi:
U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 25 vjeç, banues në fshatin Floq dhe A. A., 19 vjeç, banues në fshatin Mollaj, Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, Korçë, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.