DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, për vepran penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 59 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi pranë kryqëzimit të fshatit Hoçisht, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se 59-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


