Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Piloti polak Robert Kubica, vitin e ardhshëm do t’u rikthehet garave në Formula 1 me britanikët e “Williams”, shtatë vjet pas aksidentit të tmerrshëm në të cilin pothuajse humbi dorën e djathtë. Lajmin e konfirmoi sot ekipi britanik në një konferencë për media në “Yas Marina Circuit”, përpara garës të së dielës e cila do të mbahet për Çmimin e Madh të Abu Dhabit.
Ministri Gjiknuri mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugëve zëvendësuese përgjatë bregut verior të rezervuarit të hidrocentralit të Moglicës. Kompania që po ndërton HEC-in, në bashkëpunim me qeverinë, morën përsipër të ndërtojnë infrastrukturën e rrugëve zëvendësuese për shkak se rrugët e vjetra përmbyten nga liqenet e hidrocentraleve.
Stadiumi Monumental është gati për të pritur aktin e dytë të finales së Kupës Libertadores, mes River Platet dhe Boca Juniors, një sfidë kjo që është pagëzuar edhe me emrin “superclasico”, që do të startojë në orën 21:00, në ekranin e Supersport 1. Bëhet fjalë për një ndeshje shumë emocionuese mes 2 skuadrave argjentinase, një sfidë ku nderi qëndron mbi trofeun.
Kryeministri Rama ka firmosur vendimin e Këshillit të Ministrave, për propozimin në Kuvend të emrave kandidatë për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Mes emrave që qeveria ka çuar për miratim, bie në sy ai i Ish-Ministrit të Financave, në Qeverinë Berisha, Ridvan Bodes.
Çmimet botërore të naftës kanë rënë në nivelin më të ulët për më shumë se një vit. Rënia e çmimit të naftës ka ndodhur tashmë për 7 javë rresht. Çmimet e naftës tashmë janë në nivelet më të ulëta që prej tetorit të vitit 2017, teksa çmimi i naftës amerikane ka rënë në 50,42 $ për fuçi, e çmimi i naftës në Londër ra për 6,1 për qind, përkatësisht një fuçi naftë, më 23 nëntor, në Londër u shit p
Ndërsa Institucionet në Maqedoni po hetojnë përgjegjësinë për arratisjen e Nikolla Gruevskit, Kryeministri hungarez Viktor Orban i thur lavde ish-kryeministrit të arratisur. Pavarësisht se Shkupi po kërkon ekstradimin, Orban i del në mbrojtje Gruevskit duke thënë se ai ka ndihmuar Hungarinë gjatë fluksit të refugjatëve.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar sot se buxheti për arsimin është ulur dhe ndryshe nga sa deklaroi Kryeministri Rama nuk do të ketë rritje pagash për mësuesit por indeksim të rritjes së çmimeve. Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj tha se buxheti i këtij viti, vendi që zë arsimi në PBB është vetëm 3.29%.
Kryeministri Rama ka sulmuar ashpër opozitën, duke e akuzuar këtë të fundit si nxitëse të protestës së dhunshme para dy ditësh tek Kuvendi, ku për pasojë u plagosën 15 policë dhe 3 banorë të Unazës së Re. Ai pohoi se 24-vjeccarja mund të ishte dëshmorja e parë police e rënë në krye të detyrës, nëse nuk do të kishte vepruar me shpejtësi për të hequr kapsollën.
Zbardhet kërkesa e Prokurorisë në lidhje me protestën e dy ditëve me parë para Kuvendit, ku për pasojë u plagosën 15 policë dhe 3 banorë të Unazës së Re. Prokuroria ka kerkuar burg per 6 nga 11 te arerstuarit. Kërkohet burg për Fluturim Golecin, Amarildo Sinanaj Dorjan Protoduari, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillari si edhe per Shpati Bilbilaj. Prokuroria ka vleresuar si të ligjshëm arrestimin e tyre.
Në fjalën përshëndetëse në prezantimin flotës së re të policisë së shtetit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj komentoi edhe një herë protestën e dy ditëve më parë para parlamentit. Lleshaj kërkoi reflektim nga qytetarët por edhe sic tha ai përfaqësues të caktuar të politikës që të mos ngrenë dorë ndaj policisë.
Trego më shumë