Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ka reaguar Partia Socialiste në një deklaratë për media dhe është shprehur se PD duhet të heqë dorë nga shantazhet dhe të kthehet në garën e rrugës demokratike. “Për Partinë Socialiste, rezultat pozitiv do të thotë garanci si asnjëherë për opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, në respekt të Kushtetutës, ligjit, interesit të qytetarëve shqiptarë dhe sugjerimeve dashamirëse të partnerëve tanë ndërkombëtarë".
Dy persona kane tentuar te grabisin nje argjendari ne qytetin e Shkodres duke tentuar te shpojne murin nga nje dyqan berberi qe ndodhej ngjitur. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme rreth ores 11. Grabitesit jane larguar pasi nuk kane arritur te realizojne planin. Rasti eshte denoncuar nga berberi qe ka dyqanin, pasi kishte vene re ne mengjes shenjat ne murin e dyqanit. Policia ka nisur hetimet.
Lulzim Basha ka paralajmeruar se do te kerkoje nga Kolegji Zgjedhor hedhjen poshte te 18 Qershorit dhe listave te paligjshme. Sipas tij, cdo liste e dorezuar se fundmi ne KQZ eshte e jashteligjshme dhe data ligjore zyrtare per zgjedhjet ka skaduar. Ai theksoi se nuk ndryshon kerkesa per qeveri teknike dhe akuzoi zyrtaret e huaj te korruptuar, qe sipas tij kane vepruar kunder interesave te aleateve te Shqiperise SHBA-BE.
Disa nga kandidatet e rinj per deputete qe do te perfaqesojne nivelin me te larte politik ne vend kane profesione si: shofer kamioni, punonjes pastrimi, teknik pulti dhe punonjes ne sallon bukurie. Por ka edhe kandidate qe nuk kane as profesion dhe as pervoje pune. Megjithate rasti me ekstrem eshte kandidatura e nje personi me arsim 7-vjecar baze. Disa nga keta individe gjenden edhe ne krye te listes ne qarqe.
Nje dite pas kerkeses se Partise Demokratike per ankimim per listat e kandidateve te dorezuara ne KQZ ne 29 prill nga partite politike, Kolegji Zgjedhur ka zgjedhur me short 5 anetaret qe do e shqyrtojne kete kerkese. Anetaret jane: Tomor Skreli, Gjin Gjoni, Ridvan Hado, Artur Malaj dhe Sotiraq Lubonja. Relatori i padise do te jete Gjin Gjoni.
Nëse Kolegji Zgjedhor vendos ne favor te opozitës ekspertet shohin si skenarin më të mundshëm rishikimin e Kodit Zgjedhor dhe sugjerojnë mbledhjen e Parlamentit për të miratuar një rregull të ri për caktimin e datës së zgjedhjeve. Mundesi tjeter eshte caktimi i nje date nga presidenti. Rrëzimi ligjor i 18 qershorit mund te kthejë edhe PD në Kuvend dhe do të detyrojë qeverine mos mbajë zgjedhje në 18 qershor.
Eurodeputeti i djathte, Eduard Kukan ka shprehur mbeshtetjen e tij per deklaraten e Johannes Hahn, nepermjet nje statusi ne Twitter. "Mbeshtetje te plote per Johannes Hahn dhe deklaraten e tij per qytetaret shqiptare", ka shkruar Kukan ne statusin e vet. Dje Komisioneri Hahn i drejtoi nje leter publike qytetareve shqiptare, ku u tregua i drejtperdrejte dhe u shpreh se proçesi i zgjedhjeve te 18 qershorit duhet te vazhdoje.
Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi, nepermjet nje statusi ne Facebook, shprehet se LIBRA do te kerkoje te jete pjese e administrimit zgjedhor. Ai shprehet se nuk e di nese PD do te marre pjese ne zgjedhje, por ngre pyetjen se kush do ti numeroje votat kunder Rames dhe Metes. Sipas tij Rilindja di vetem te numeroje parate, jo votat dhe ka ardhur koha t'i dorezoje numeruesit tek opozita e re parlamentare.
Sot pritet te percaktohet nese opozita do te marre pjese ne zgjedhje dhe se kur do te zhvillohen ato. Kjo per shkak te takimeve te zyrtarit te larte amerikan me lideret politike shqiptare. Por para ketyre takimeve, kane nisur levisjet e ambasadoreve te akredituar ne Tirane. Kreu i Prezences se OSBE-se ne vendin tone, Bernd Borchardt po zhvillon nje takim me Ramen, me teme kryesore zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është shprehur optimist në lidhje me arritjen e një konsensusi midis palëve për të zgjidhur ngërçin politik. Ai tha se ka nisur puna për arritjen e pikave të përbashkëta dhe se paketa McAlister kërkon kohë për tu implementuar. Duka shtoi se nuk ka më kohë për votim elektronik dhe se zgjedhjet nuk mund të shtyhen me një vit.
Trego më shumë