Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Zv/ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee nis takimin me kryeministrin Edi Rama. Me pas ai pritet te takoje Ilir Meten, Lulzim Bashen dhe perfaqesuesit e opozites. Ende nuk dihet nese zyrtari i larte ka ndonje oferte konkrete per dy lideret politike, por pritshmerite jane te larta. Kjo shihet si levizja e fundit e nderkombetareve qe mund t’i çoje palet drejt nje marreveshjeje per zgjidhjen e krizes.
Komisioneri per Zgjerim Johannes Hahn ka falenderuar, nepermjet nje statusi ne Twitter, shkrimtarin Ismail Kadare per letren derguar dje ambasadores se BE, Romana Vlahutin. Ne kete falenderim Hahn shkruante edhe se BE punon fort per njerezit ne Shqiperi. Ne leter Kadare i kerkonte ndjese ambasadores per shkrimin e botuar ne media nga Kastriot Myftaraj.
Nje tjeter leter i ka shkuar ambasadores se BE, Romana Vlahutin, pasi u be pre e sulmit verbal te gazetarit Kastriot Myftaraj. Letra eshte firmosur nga disa femra te politikes dhe shoqerise civile shqiptare, te cilat e falenderojne ambasadoren per mbeshtetjen qe i ka ofruar Shqiperise ne rrugen drejt Europes dhe denojne sulme te tilla verbale, si ndaj femrave edhe ndaj meshkujve.
Shefi i komisariatit te Policise se tepelenes, Roland Zhapa dhe specialisti i zones Fejzo Meçe kane mbetur te bllokuar ne Kanionet e Progonatit, teksa ishin nisur per te ushtruar kontroll pas informacioneve te marra per kultivim te kanabisit. Menjehere ka nisur operacioni I shpetimit dhe me ndihmen e punonjesve te policise dhe te nje bariu qe e njihte mire terrenin eshte bere i mundur shpetimi i punonjesve.
Lulzim Basha tha sot se “çadra e lirise” mund te mbyllet pas protestes se neserme para kryeministrise.“12 jave proteste, pra 3 muaj proteste, do te inagurohen dhe permbyllen sot, pasi neser nisim rrugetimin per Republiken e re dhe rrezimin e Republikes se vjeter. Neser shpresa merr rrugen per zgjidhjen e problemeve te shqiptareve. Neser bashkohen te gjithe ne kete shesh per te permbysur Republiken e vjeter" tha ai.
Nje dite para protestes se opozites OSBE-se ne Tirane, nepermjet nje postimi ne Twitter, shprehet se ne Shqiperine e 2017 nuk ka vend per dhune. “E drejta per t’u mbledhur ne menyre paqesore eshte nje prej themeleve te demokracise. Ne Shqiperine e vitit 2017 nuk ka vend per dhune”, thuhet ne postimin e OSBE-se.
Kryeministri Rama dhe ministrja e Inovacionit Milena Harito kane diskutuar me nje grup te sapodiplomuarish per rekrutimet ne administrate. Rama tha se ligji jep garanci dhe stabiliteti ne administrate do te beje qe ne harkun e 10 viteve administrata te jete komplet gje tjeter. Ai shtoi se shumica pretendojne qe te fitojne punen e pare per te cilen intervistohen, ose te punesohen me mik por tani keto nderhyrje jane minimizuar.
Aleati i PD-se, Nard Ndokaj i eshte pergjigjur deklarates se djeshme te komisionerit Hahn. Nepermjet nje statusi ne Facebook ai eshte shprehur se Hahn nuk mund ta kuptoje realitetin politik shqiptar dhe se kriza nuk lindi nga opozita, por po rritet nga arroganca e qeverise. Ai shprehet se mbeshtet standartet dhe kauzen e votes se lire pavaresisht ofertave per tu bashkuar me qeverine apo per te folur kunder PD-se.
Policia e Shkodres ka sekuestruar 90 kg kanabis sativa dhe ka vene ne pranga shtetasit Pjeter Çakaj dhe Mirash Mali. Arrestimi i tyre u be pas kontrollit ne banesen e Pjeter Çakaj, ne fshatin Xhan, ku u gjeten dhe u sekuestruan 9 kg kanabis sativa dhe nje arme zjarri tip pushke 20-she, me nje kreher me 20 fisheke. Gjithashtu gjate kontrollit te baneses se Mirash Malit u gjet dhe u sekuestrua 81 kg kanabis sativa.
Lulzim Basha u ka bere thirrje sot qytetareve per te marre pjese ne protesten e 13 majit. Ai theksoi se protesta do te jete teresisht paqesore dhe madje tha se do te merrte pjese edhe gruaja dhe femijet e tij. " Ejani me zemrat e mbushura me nje besim per te nesermen qe po vjen " shtoi ai.
Trego më shumë