Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Diten e djeshme Policia e Lezhes ka sekuestruar 9 mina me telekomande, te pajisura me telefon per shperthim ne distance, nje kallep tritoli dhe materiale te tjera qe sherbenin per pergatitjen e ketyre minave. Jane arrestuar dy persona, ndersa nje tjeter eshte shpallur ne kerkim. Ne pamjet qe ka publikuar Policia e Shtetit shfaqet nje prej trafikanteve me cante ne dore, qe sapo ka pikasur policine, ka tentuar te largohet.
Vazhdon operacioni “Shadow” në qarkun e Vlorës, duke sekuestruar edhe 62 kg të tjerë kanabis sativa e duke arrestuar një person. Operacioni policor ka vijuar në Lapardha, ku në stanin e Tahir Aliaj është gjetur dhe sasia e drogës prej 62 kilogramë. Lënda narkotike ishte e vendosur në 3 bidona plastikë, të fshehura në territorit e këtij stani. Aliaj, 74 vjeç është arrestuar dhe janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij.
Kreu i grupit parlamentar te PD, Edi Paloka ka folur sot nga çadra dhe u ka kerkuar shqiptareve te marrin pjese ne protesten e opozites ne 13 maj. Paloka tha se kryeministri Edi Rama po "kercenon" ekzistencen e PD dhe u kerkoi te gjithe shqiptareve qe ti bashkohen protestes per te treguar se partia demokratike eshte nje force politike e forte.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga çadra e lirisë se “Më 13 maj, në Tiranë do të vërshojë e mbarë Shqipëria" ." Shqiptarët do të vërshojnë sepse u vodhe pasurinë”, tha Berisha. Deputeti demokrat shprehu “mirënjohje të madhe për Kavajën, që e bëri Edi Ramën të dorëzohet”. Berisha e ftoi Ramen ti ndiqte nga dritarja e zyres te gjithe protestuesit e te shtunes dhe garantoi se protesta do jete paqesore.
Përfundon takimi i ambasadorit amerikan Donald Lu me kryeministrin Edi Rama. Ata kanë folur rreth 45 minuta për gjendjen politike në vend. Pas takimit të djeshëm të Ramës me zyrtarin e lartë amerikan, Hoyt Brian Yee, pritet që ambasadori Lu të dalë me një qëndrim konkret përsa i përket paketës McAlister.
Sot, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar dhe miratuar projektvendimet që lidhen me ndarjen e kohës televizive për partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit. Minutazhi kohor prej 60 minutash do ti jepet PS-se, ndërsa PDIU, LSI dhe PKDSH do të kenë nga 30 minuta. Partitë jo parlamentare do të kenë nga 10 minuta. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e OSBE/ODIHR për akreditimin e 39 vëzhguesve afatgjate.
Trego më shumë