Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Elbasanit, Besnik Cani, njëherësh edhe kandidat për KLP. Për Prokurorin Cani, njëkohësisht këshilltar i komanduar i Arta Markut, ILDKPKI thekson se ka bërë deklarim të saktë, ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë. Në lidhje me pastërtinë e figurës, DSIK vlerëson se ai nuk ka patur kontakte të papërshtatshme.
Kryeministri Rama, deklaroi sot se nuk do të jepet më asnjë leje ndërtimi për fshatra turistikë që kthehen në lagje banimi. Gjatë një takimi me investitorë, ai nënvizoi se vendi ka nevoja të domosdoshme për hoteleri. Si rast specifik, ai iu referua Golemit, ndërsa shtoi se një tendencë e tillë është shfaqur furishëm dhe bregdetin e jugut.
Ministri Ditmir Bushati ka pritur në Tiranë një delegacion nga Sllovenia, i cili ka shprehur gatishmërinë për të investuar edhe në mjediset shqiptare. Përmes një konference të përbashkët për mediat, mes Bushatit dhe Cerar u theksua rëndësia e një intensifikim të marrëdhënieve në disa fusha si mundësi për të përafruar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy popujve.
Presidenti Meta ka pritur në një takim një nga personalitetet më të larta të sportit vlonjat, Mexhit Haxhiu, i cili kontribuoi në edukimin e të rinjve duke mbjell tek ata dashurinë për sportin. Përmes një statusi në “Facebook”, ai shkruan se ka marrë dhuratë një libër të Haxhiut i titulluar “Kartoni i Kuq”, të cilin siç shton Meta mezi pret ta lexojë.
Gjykata ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg ish gjyqtarin Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion. Prokuroria kërkoi 4 vite burg për gjyqtarin Shkëlqim Miri, por pranua gjykim i shkurtuar duke u dënuar me 1.8 vite burg.
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë portierin e Partizanit Alban Hoxha, i cili u ndalua dy ditë më parë nga policia pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Gjykata ka vendosur masë e sigurisë “detyrim paraqitje” pë Hoxhën, i cili dy herë në muaj duhet të paraqitet në prokurori. Ish-portieri i Kombëtares është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur.
Presidenti Meta dekoron sot Ish-Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu. Ceremonia u mbajt në institucionin e Presidencës në prani të shumë personaliteteve shqiptare. Vetë Ish-Ambasadori u shpreh i emocionuar për këtë nderim që i bëhet.
Gjatë fjalës së tij në takimin me zyrtarë politike të vendeve të rajonit, Komisioneri i BE Johanes Hahn u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në implementimin e reformës në drejtësi. Ndërkohë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Hahn pohoi se BE kërkon një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Rama ka kërkuar projekte ambicioze për turizmin në Shqipëri duke njoftuar një sërë risish. Ai pohoi se këtë vit Shqipëria përjetoi sezonin më të mirë turistik jo vetëm për numrin e turistëve por dhe të ardhura dhe rritje të punësimit. Në Konferencën e investitorëve të turizmit, Rama tha se sot do të firmosen disa marrëveshje të rëndësishme.
Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për familjet që preken nga Unaza e Re dhe po largohen nga banesat e tyre duke përfituar sipas tij sipas ligjit. Rama thotë se familjet po ndahen nga lukunia e SHQUP-it dhe sipas tij hesapet e Lul Kadriut s’kanë lidhje me interesat e qytetarëve.
Trego më shumë