Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në unazën jugore të qytetit të Korçës.
Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.