Rikthehen pas shumë vitesh rastet e kolles se mirë në shërbimin pediatrik në spitalin rajonal të Korçës.
Shefi i këtij shërbimi Robert Rado bën të ditur se brenda pak ditësh kemi të bëjmë me 8 raste të kollës se mirë dhe ajo që është më shqetësuese, rastet hasen tek fëmijët të moshës 0-12 muaj.
Sipas mjekut pediatër prindërit duhet të bëjnë shumë kujdes në vaksinimin e fëmijëve ndërkohë që duhet të shtohen dozat e vaksinës për kollën e mire edhe për fëmijët e moshave të rritura.
Vetëm brenda pak ditësh në shërbimin pediatrik të spitalit të Korçës janë paraqitur 8 raste çka tregon se shkalla e infeksionit edhe për mjekët është e lartë


