Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Analizë / 6 burra për një mandat, faktori Salianji në Korçë

    Aktualitet March 21, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gentjan Çela, Edmond Spaho, Gentjan Cala, Andrea Mano, Fidel Kreka dhe Kristi Kocibelli janë padyshim ndër garat më të forta që Partia Demokratike ka patur brenda saj në zgjedhje parlamentare

    Kundërshtari politik i tyre Peleshi është shprehur se kërkon 7 mandate në Korçë por le ta cilësojmë këtë një energjizëm elektoral dhe në bazë e të parashikimeve të Barometrit, PS Korçë merr 6 mandate dhe PD Korçë merr 4 mandate.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Të sigurte nga ana blu janë Ivi Kaso, Ledina Alolli dhe Bledjon Nallbati ndaj loja e madhe bëhet për një mandat

    Andrea Mano padyshim e ka treguar se ka besnikë “të betuar” ndaj nuk bën çudi që të jetë një nga kandidatët potenciale për të rrëmbyer mandatin por nga ana tjetër një deputet tjetër aktual cilësohet si “kalë pune”, i cili është Edmond Spaho i cili pavarësisht zhgënjimit që nuk ishte pjesë e listave të sigurta, nuk mund t’i lejojë vetes të jetë jashtë parlamentit ndaj e ka nisur fushatën e tij kryesisht në Maliq e Devoll.

    Por në Devoll “i zoti i shtëpisë” është Bledjon Nallbati i cili ende nuk është pozicionuar qartë se në cilin “xhep” do çojë vota, pasi ai e ka të sigurte karrigen në parlament, ndaj nuk pritet që të punojë për emrin e vet por për dikë tjetër. Njeriu që ka me vete Bledjon Nallbatin, pa frikë bëhet deputet.

    Fidel Kreka është djali korçar që forcën e ka treguar në primare, se e duan, e se padyshim numra të konsiderueshëm ka por nga ana tjetër është e Kristi Kocibelli, një tjetër djalë Korçe, një avokat i nderuar i cili kërkon me doemos mandatin e tij. Këtu hyn Salianji. Pavarësisht se ndodhet në burg, Ervin Salianji është faktor kyç në Korçë e pritet të jetë faktor e ne këto zgjedhje. Borxh u ka vetëm këtyre dy djemve të cilët e kanë mbështetur jo pak. Ku do shkojë, ende nuk është e qartë.

    Garën brenda llojit e ka në Pogradec dhe Genti Çela me Gentjan Calën, të dy emra të spikatur në politikë, të dy të arrirë por të dy duket se nuk e duan njeri tjetrin pavarësisht koalicionit e secili prej tyre kërkon parlamentin. Çela është i preferuari i Berishës qartazi ndërsa për Çalën janë ngritur struktura nga PL në mbështetje të plotë të tij

    Garë e fortë brenda llojit me emra të fortë por në kushtet kur flasim, pak e besojnë se lista opozitare arrij në 5 mandate, për shkak e të punës së pakët me emigrantët, ku mbi 20 mijë të tillë janë regjistruar nga PS. Ndaj e Peleshi ka sigurinë se merr 7 por PD juglindore kërkon barazimin. Barazim që duket i vështirë, sidomos për shkak të garës së fortë që pritet të përçajë e votën opozitare

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore Politikë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026

    Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord prej 621 milionë eurosh

    September 11, 2026

    Thaçi flet nga Haga: Pres gjykim të paanshëm, falënderues ndaj Ramës

    September 11, 2026

    Konsumoi helm minsh në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

    September 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Radhë në Kapshticë drejt Greqisë nga sportelet e reduktuara

    September 10, 2026

    Bashkia Kolonjë krijon shoqërinë aksionere Green Kolonja

    September 10, 2026

    Kanabis në Kolonjë: Pranga çiftit pas hetimit disa javor

    September 10, 2026
    Më të klikuarat

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.