Këngëtari i njohur nga Kosova Naim Bunjaku i njohur si Xuxi ka mbetur i lënduar sot në një aksident automobilistik në Prishtinë. Një makinë zyrtare e EULEX-it është përplasur me automobilin e këngëtarit. Xuxi është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.